Opinion nga Zef Preçi, ekspert për ekonominë
Vetem gjashte muaj me pare (19 Nentor 2018) u mbajt ne Bali (Indi) takimi vjetor i Bankes Boterore. Nuk di nese ndonje zyrtar i larte qeveritar shqiptar mori pjese te ose jo se nuk kam ndjekur kroniken e kohes per kete veprimtari nderkombetare. Ne ate mbledhje u prezantua raporti: “Historia e perseritur: si Partneritetet Publike Private janë duke dështuar”
Ne analizen e ketij raporti listohen nje numer risqesh qe shoqerojne perfshirjen e investimeve private ne investime publike, dmth ne ate qe ne ekonomine e sotme te Shqiperise perben ne fakt edhe kercenimin kryesor per financat dhe borxhin publik. E kam fjalen per te ashtuquajturin “Partneritet Publik Privat”, nje forme koncesionare e cila po gerryen financat publike si dhe perben nje problem serioz edhe per periudhat qe vijne, sikurse u evidencua edhe ne raportin zyrtar te vleresimit mbas programit te Misionit te FMN mbi ekonomine shqiptare. Meqenese nje numer gjetjesh perkojne me konstatimet dhe kritikat tona ndaj politikes se venies se taksave qe do te mblidhen gjate 20-30 viteve te ardhshme nen kontrollin e oligarkeve dhe klienteve te qeverise se radhes, mendoj se ja vlen t’i risjellim ne vemendje te lexuesit keto gjetje rreth PPP-ve ne renditjen qe perdor Banka Boterore ne raportin e saj.
– Pergjithesisht projektet PPP rezultojne me kosto të lartë për sektorin publik, një nivel të tepruar të rrezikut për Buxhetin dhe, për rrjedhojë, një barrë e rëndë për qytetarët, sidomos ne periudhen afatmesme dhe afatgjate.
– Eshte tashme nje fakt i njohur qe kontratat koncesionare te tipit PPP jane ndertuar kryesisht fale veprimtarise lobuese te kompanive qe qendrojne mbas tyre (oferta te pakerkura), dmth kane rezultuar me te rrezikshme për shtetin sesa për kompanitë vete private të përfshira, pasi ne to eshte parashikuar qe sektori publik të merrte kostot, duke vendosur kompanite ne pozite te favorizuar edhe juridikisht, pervecse financiarisht.
– Ndikimi i pergjithshem i zbatimit te kontratave te PPP-ve, ne ndryshim nga propaganda zyrtare dhe pritshmerite e shpallura publikisht nga qeveria, rezulton se kanë ndikuar negativisht te shtresat me te varfëra dhe kanë kontribuar në thellimin e poalrizimit social, pra te dallimit midis të pasurve dhe të varfërve
– Nje numer projektesh PPP-të kanë rezultuar në impakte serioze negative sociale dhe mjedisore. Mungesa e transparences ne procesin e perzgjedhjes se kompanive, studimet e mangeta te fizibilitetit , planifikimi i dobët dhe mungesa e mbikqyrjes nga ana e autoriteteve pergjegjese shteterore kane lejuar keto impakte negative e te padeshirueshme.
– Pergjithesisht projektet PPP karakterizohen nga mungesa transparencës dhe nuk jane konsultuar me komunitetet e prekura, posacerisht te taksapaguesve, duke dëmtuar keshtu llogaridhënien demokratike.
– Edhe ne rastet kur PPP-të janë rinegociuar, mungesa e kapacitete specifike te institucioneve qeveritare për të negociuar në interesin publik, por edhe korrupsioni per shkak te vendim-marrjeve teresisht klienteliste ne perzgjedhjen e kompanive “fituese” ka bere qe ky proces (rinegocimi) te rezultoje me kushte edhe me renda per financat publike.
Nuk njihet asnje rast kur kontratat PP te jene anulluar, ose edhe nese eshte bere ne ndonje rast per kontrata pa filluar zbatimin e tyre, vihet re se kjo ka ndodhur ne kushte financiare teper te renda per buxhetin dhe ne mungese te plote te pergjegjesive personale te autoriteteve shteterore pergjegjese qe kane cenuar keshtu interesin publik, madje per nje numer syresh ka edhe dyshim te bazuar per favozim dhe korrupsion ne vendim-marrjet per PPP-te. Asnje zyrtar, vendim-marres direkt apo i terthorte qe permes ushtrimit te pushtetit ka sjelle keto pasoja negative mbi financat pulbike, nuk eshte ndeshkuar dhe hetimet formale te nisura nga organi i akuzes nen presionin e shqetesimit ne opionionin publik jane mbyllur pa filluar akoma…
Mbas kesaj parashtrese, cilido mund te pyese se mbi c’baze apo strategji jepet si “sihariq” lajmi se edhe arteria kryesore e komunikacionit tokesor – Rruga Tirane Durres – qe lidh pjesen qendrore te vendit do te shnderrohet ne rruge me pagese? Personalisht mendoj se eshte nje vendim tejet i nxituar i qeverise shqiptare i ndermarre nen presionin e oligarkeve dhe ne dem te interesave publike qe duhet pezulluar. Eshte e domosdoshme qe te publikohen paraprakisht studimet e fizibilitetit, analiza e impaktit te pergjithshem te politikave te tilla qe po sjellin dite mbas dite deformime serioze te konkurrences, por edhe po cenojne nivelin e jeteses se shtresave te gjera te popullsise se vendit.