Analisti i njohur sportiv thyen me çekiç frigoriferin në emision

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime


“Var Odasi” është një nga emisionet sportive turke më të ndjekura.

Mirëpo, përpos analizave rreth ndeshjeve, analistët bëjnë ndonjëherë edhe lëvizje të paparashikuara.

Një prej këtyre situatave ka ndodhur edhe gjatë mbrëmjes së kaluar, ku një nga analistët Emre Bol, i befasoi të gjithë me veprimin e tij.

Në fakt, analisti i afërt me skuadrën e Fenerbahçe theu me çekiç një frigorifer të vogël gjatë kohës që po transmetohej emisioni.

Kjo erdhi pas një proteste të vazhdueshme të një analisti të afërt me Galatasarayn, Evren Turhan, që kohët e fundit qëndronte ulur mbi këtë frigorifer duke imituar trajnerin e Galatës, Fatih Terim.

Para
ADVERTISEMENT

Të Gjitha