Një burrë përfudnoi në prangat e policisë pasi vodhi një makinë policie dhe arriti të largohej për herë të dytë – duke vjedhur edhe një tjetër.
Mediat e huaja shkruajnë se arratisja e parë e 33-vjeçarit erdhi pasi oficerët në qarkun Volusia, Florida, ndaluan për të folur me të pas raporteve që ai kishte qenë “duke u endur brenda dhe jashtë trafikut”.
Kështu, ai u fut në makinë dhe u largua me shpejtësi përpara se të detyrohej të dilte nga rruga dhe të përplasej në pyll.
Teksa oficerët u vunë në lëvizje me makinën e skuadrës me armët e tyre, burri doli nga mesi i pemëve pas tyre dhe u hodh në një nga makinat e zbrazëta të skuadrës, e cila kishte çelësat brenda.
Ndërsa policët u kthyen shpejt në makinat e tyre dhe ndjekja rifilloi, një oficer paralajmëroi në radio: “Çdo automjet tjetër që merret me të, le të mbyllin dyert”.