Një kamion i ngarkuar me tjegulla për oxhaqe ka marrë flakë pasi është përplasur me bordurat anësore, në rrugën nacionale Tepelenë – Gjirokastër, pranë kthesës së “Urës së Leklit”.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit është shpëtuar falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të Tepelenës.
Ndërkohë që aksidenti shkaktoi bllokimin e rrugës për më shumë se 30 minuta.