• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Serbia e quan ‘provokim të ashpër’, ndërtimi i kampit ushtarak kroat në Kosovë ngjall dyshime

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Serbia e quan ‘provokim të ashpër’, ndërtimi i kampit ushtarak kroat në Kosovë ngjall dyshime
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman ka njoftuar sot, gjatë vizitës në Kosovë se Kroacia do ta ndërtojë një kamp ushtarak në Kosovë, për të krijuar siguri edhe më të madhe në rajon si dhe theksoi mbështetjen e këtij shteti në dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo, si duket nuk u ka pëlqyer mediave serbe, të cilat, paralajmërimin për ndërtimin e kampit ushtarak kroat në Kosovë e quajtën provokim të ashpër nga Zagrebi.

Gjatë një takimi që ministri i jashtëm kroat Gordan Grlic Radman e pati me homologen e tij në Kosovë, Donika Gërvalla, është bërë e ditur që Kroacia do të ndërtojë një bazë ushtarake në Kosovë.Mirëpo, media serbe “Kurir” titullin e këtij lajmi e ka vendosur “Provokim i ashpër nga Zagrebi: Kroacia po ndërton një bazë ushtarake në Kosovë dhe Metohi”.Ai, gjithashtu potencoi se Kroacia është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Evropën Lindore.“Ne kemi vendosur të krijojmë një kamp ushtarak në Kosovë që do të kontribuojë në stabilitetin.

Kroacia së fundmi mori një vendim për të rritur kontigjentin e saj ushtarak brenda operacionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë dhe operacioni i KFOR-it është i një rëndësie të veçantë për Kroacinë, sepse është në fqinjësinë tonë të afërt, e cila mund të ketë implikime të veçanta për stabilitetin e të gjithë rajonit”, tha ai.Gjithashtu, ministri i jashtëm kroat u deklarua edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin tha se do të japin mbështetjen e tyre.“Ne mbështesim dialogun dypalësh midis Kosovës dhe Serbisë dhe shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje”, tha Gordan Grlić Radman në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.Ai shprehu shpresën se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në qershor dhe përcolli pritjen që pavarësia e Kosovës do të njihej nga vendet që deri tani nuk e bënë këtë./ekonomiaonloine

Pas

E përplasi motori, ndërron jetë këmbësorja në Elbasan

Para

“30 vite në politikë mezi bëj 6 mijë vota”/ Dash Shehi nuk e fsheh zhgënjimin: Kush ka pare blen 15 mijë

Para
“30 vite në politikë mezi bëj 6 mijë vota”/ Dash Shehi nuk e fsheh zhgënjimin: Kush ka pare blen 15 mijë

"30 vite në politikë mezi bëj 6 mijë vota"/ Dash Shehi nuk e fsheh zhgënjimin: Kush ka pare blen 15 mijë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar