• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Mënyrat e duhura si të dalloni nëse mishi që blini është i freskët

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Mënyrat e duhura si të dalloni nëse mishi që blini është i freskët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë dhe Ushqimin tregojnë se në vendin tonë konsumi i mishit për frymë arrin në 44 kg në një vit.

Niveli i konsumit të mishit në vendet e Bashkimit Europian përllogaritet në 64 kg/frymë në vit.

Të dhënat tregojnë se pothuajse 90% e mishit të përpunuar në Shqipëri importohet.

Prodhimi i mishit është i përqëndruar në qarqet e Fierit (16%), Elbasanit (15%), Tiranës (10%) dhe Korçës (9%), të cilat së bashku përbëjnë më shumë se gjysmën e prodhimit të përgjithshëm.

Përveç larmishmërisë së produkteve shtazore në markete, thuajse në çdo lagje gjen një kasap që reklamon produkte të freskëta e të sigurta për konsumatorin.

Konsumatori përballet me dy zgjedhje: të besojë atë që i serviret ose të kontrollojë cilësinë e produktit që blen.

Në këtë artikull do të mësoni për teknikat e duhura që ju ndihmojnë të dalloni freskinë e mishit të preferuar.

Si Të Dalloni Nëse Mishi Është I Freskët

Përpara se të hapni kuletën për të paguar mishin të cilit ia keni vënë syrin sigurohuni që ai plotëson disa prej karakteristikave të përshkruara më poshtë.

Së pari, mishi i freskët zë një kore të lehtë me nuancë rozë të çelët.

Së dyti, prekeni mishin me gisht dhe më pas vëreni nëse mishi do të kthehet në gjendjen fillestare.

Nëse kjo ndodh, mishi është i freskët.

Nëse prisni mish të freskët, ai nuk do të ngjitet në duar.

Mishi që nxjerr lëngje pasi të pritet sapo është nxjerrë nga frigoriferi për tu shkrirë ose nuk është i freskët.

Dhjami tek mishi i freskët është i butë, me ngjyrë kremi dhe përmbajtje të njëtrajtshme.

Nëse dhjami është i verdhë, atëherë me siguri mishi nuk është i freskët.

Mishi i freskët dallohet edhe nga pjesët e muskujve dhe tendinave që veshin kockat.

Sa më fortë të jenë copat të lidhura me njëra tjetrën, aq më i freskët është mishi.

Ngjyra është një tjetër aspekt i freskisë.

Mishi i i viçit kur është i freskët ka ngjyrë të kuqe. Mishi i lopës ka ngjyrë të përzier mes rozës dhe grisë.

Mishi i deles ka një ngjyrë të kuqe me nuancë të kafenjtë ndërsa mishi i derrit dhe gicit ka një ndërthurje mes rozës dhe të bardhës.

Aroma e mishit të freskët mund të dallohet vetën në temperaturë ambienti pasi keni prerë një copë me thike.

Aroma e mishit të lopës është shumë specifike por e butë ndërkohë që kur gatuhet aroma ndizet.

Aroma e mishit të zier të derrit është e ëmbël ndërsa mishi i zier i deles të kujton një gjellë të mirë e super të shijshme me mish.

Mishi i një deleje të vjetëruar ka një aromë të pakëndshme që ndihet shumë kur zihet.

Mishi i lopës që ka qëndruar gjatë në frigorifer ka një aromë karakteristike vjetërsie.

Mishi i ngrirë nuk ka kurrfarë arome./ AgroWeb.org

Pas

EMRAT/ Ish-polici ekzekutoi gruan dhe plagosi 2 të tjerë, policia jep informacion për ngjarjen

Para

“Duam dorëheqjen e Bashës” Zbulohet emri i lëvizjes që kërkon largimin e kreut të PD

Para
“Duam dorëheqjen e Bashës” Zbulohet emri i lëvizjes që kërkon largimin e kreut të PD

“Duam dorëheqjen e Bashës” Zbulohet emri i lëvizjes që kërkon largimin e kreut të PD

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar