Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit, kjo temë vijon të jetë nga më të komentuarat.
Të njëjtën gjë ka bërë dhe gazetari Bledi Mane, i cili parashikon një bashkëqeverisje mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike duke filluar nga shtatori i këtij viti.
I ftuar në “Top Talk”, ai u shpreh se kryeministri Edi Rama është shpëtimi i vetëm i Lulzim Bashës, madje tregoi dhe si do ndahen pushtetet.
Sipas tij, presidentja e re e Shqipërisë do të jetë Jozefina Topalli, ndërsa kryetari i PD Lulzim Basha do të vendoset në krye të parlamentit.
Përsa i përket LSI-së, Mane tha se Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha do të jenë opozitarët e vetëm, por edhe ky i fundit do të heshtë kur të bëjë marrëveshje për vazhdimin e bizneseve të tij.
“Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitarët e vetëm do të jenë Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD bashkëqeverisja me Bashën kryetar parlamenti. një qeveri e ashtuquajtur qeveri e integrimit do të qetësonte ujërat në Tiranë.
Asyeja pse Sali Berisha është një gozhdë e ndryshkur është meraku i pasardhësve dhe garantuesi është vetëm Lul Basha. Marrëveshja do të vijojë edhe vazhdimin e bizneseve të Sali Berishës e do të kemi një qetësi të plakut Sali Berisha më pas. Shqiptarët fitojnë një bashkëqeverisje dhe një qetësi. Po të pyesësh këto biznese ata thonë sa mirë që këto zgjedhje mbaruan. Dilema më e madhe në LSI është Monika do lë mandatin e Tiranës e do mbajë të Fierit që t’i lërë Vasilit të hyjë në parlament. Ai është problemi më i madh në LSI se sa bashkëqeverisja”, tha Mane.