• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Akademia rishkruan historinë e shqiptarëve? Ceka: Do e realizojmë në mënyrën e shekullit XXI

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Akademia rishkruan historinë e shqiptarëve? Ceka: Do e realizojmë në mënyrën e shekullit XXI
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një nga iniciativat më të rëndësishme të dekadave të fundit nga Akademisë e Shkencave do të jetë një projekt ambicioz, që do të mundësojë një tekst që premton të jetë pikë orientimi e rëndësishme për historinë e Shqipërisë dhe popullit shqiptar në përgjithësi.

Neritan Ceka është një nga bashkëhartuesit dhe redaktoret e specializuar për periudhën e antikitetit të këtij projekti.

“Do të jetë një punë e gjatë 2-vjeçare, ku rezultatet e para do të shihen në një konferencë albanologjike në fund të vitit, ndërkohë që libri do të jetë në vitin 2022”, thotë ai për A2.

Profesori i njohur dëshiron të specifikojë se “nuk ka projekt të rishkrimit të historisë, teza e rishkrimit është ajo e atyre që nuk kanë shkruar ndonjëherë asgjë. Nuk mund të shkruash historinë pa Budën, pa Kabanin, por ne do ta shkruajmë në mënyrën e shekullit tonë, e shekullit 21, dhe jo të shekullit të kaluar”. Po përse tani, nevoja e një vepre të tillë? Sipas Cekës, kjo vjen nga dy arsyeje.

“Kishte 20 vite që mungonte një vepër të tillë, ndërkohë që ka interes te shtuar nga të huajt por edhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë. Vepra do të jetë e shkruar në anglisht, por do të ketë edhe variantin shqip. Varianti do të ndikojë edhe tekstet mësimore, kryesisht falë një versioni më të shkurtër ku ato mund të bazohen. Nuk do të jetë tekst që përmban debate, thjesht do të jetë histori normative. Për çështje delikate do gjendet një rrugë e mesme, për të pasqaruar një realitet sa më afër me atë që ka ndodhur, por pa e bërë subjektive, sepse subjektivizmi është rreziku më i madh”.

Profesor Ceka jep edhe shembuj konkretë. “Për periudhën e lashtësisë, përshembull, le te marrim çështjen e pellazgëve, ku ka patur shumë diskutime. Është një tezë romantike, e marrë nga rilindësit, që me objektivin për t’i dhënë shqiptarëve një origjine sa më të hershme, gjendeshin te pellazgët. Por studimet i kanë ndarë pellazgët nga ilirët, ku pellazgët janë nga koha e neolitit, ndërkohë që ilirët janë të epokës e bronzit dhe hekurit. Pra studimet kanë provuar që nuk ka prerje me thikë por as vazhdimësi historike midis të dyve”, shpjegon ai, duke sqaruar se “kemi të bëjmë me studimin e një qytetërimi, dhe nuk do të përfshijë vetëm kufijtë tonë që janë relativisht të rinj, sepse jemi trashëgimtarë të një kulture që shkon nga Istria deri në gjirin e Artës, por pa patur pretendime mbi këto territore”.

Sipas tij, grupi shkencor do përpiqet “t’i gjej vendin rolit të shqiptarëve aty ku është mohuar ose minimizuar. Mendohet që ilirët ishin kryesisht piratë, por kjo nuk reflektohet nga studimi i teksteve dhe arkeologjia, sepse Iliria kishte qytete, teatro, ligje. Te ky libër do të pasqyrojmë historinë siç është sepse vepra do të ketë qasje informuese, dhe jo formuese si në rastin e librave shkollorë”.

Vepra për Cekën është hap i domosdoshëm jo vetëm për kulturën, por edhe për identitetin e vetë shqiptarëve.

“Mësimi i historisë që bëhet në shkollat tona është i reduktuar. Por historia nuk është thjesht kulturë e përgjithshme, por kulturë identiteti, dhe çdo tentative për shtimin, përshembull, e orëve të matematikës në dëm të historisë, cenon identitetin. Ky është projekt i dobishëm për shkollat por edhe për informimin e publikut ndërkombëtar”, vlerëson Ceka./a2

Pas

Rama shkon në Itali, admiron kryeveprat e artit në Firence

Para

A mund të lëvizin të lirë shqiptarët me një test? Brataj: Gjithçka varet nga…

Para
A mund të lëvizin të lirë shqiptarët me një test? Brataj: Gjithçka varet nga…

A mund të lëvizin të lirë shqiptarët me një test? Brataj: Gjithçka varet nga...

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar