Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është bërë iniciatori i pajtimit të dy familjeve në Rajonin e Dukagjinit.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Haradinaj, ka njoftuar se familja Hadërgjonaj nga Pobergja e Deçanit, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi i Gjakovës.
“Të falësh është burrëri, nder e trimëri! Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi. Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi. Shkelzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj duke bashkangjitur edhe fotografitë nga kjo ngjarje fisnike.