Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

‘Më tha do të thyej kockat’, taksisti godet piktorin pas sherrit për rrugën!

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
‘Më tha do të thyej kockat’, taksisti godet piktorin pas sherrit për rrugën!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Stresi që sjell trafiku në Tiranë hap sherre dhe konflikte nga më të pabesueshmet. Deri tek konfrontimi mes një taksisti që duhet ta çonte sa më shpejt në destinacion një qytetar, me të cilin u grind pasi ky i fundit i jepte pa pushim sugjerime se nga të kalonte për të shmangur radhët e gjata.

Në një moment shoferi është nxehur dhe duke i rënë timonit i ka kujtuar klientit piktor se nuk ka asnjë shans që ai ti mësonte rrugën ndaj duhet t’i zbriste nga makina. Çështja nën hetim nga policia u hap nga denoncimi i E.B, i cili denoncoi për humbje kohe shërbimin e taksive që sipas tij nuk përmbushi detyrën për ta dërguar atje ku ai kishte punë.

“Jam paraqitur sot para jush për të bërë ankim ndaj shërbimit të taksive, pasi shoferi i tyre nuk më çoi në destinacion”, ka kallëzuar E.B.

Shtetasi në fjalë i thotë policisë se si e mori taksinë pranë kopshtit të Botanikës dhe se duhet të shkonte pranë Liceut Artistik.

“Ai mori drejtimin e gabuar dhe e kujtova që duhet të ndryshonte drejtim. Pastaj e morën në telefon dhe filloi të fliste në telefon. Sapo mbylli telefonin më tha zbrit nga taksia,”shtoi ai.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Piktori i thotë policisë se në këtë agjenci taksish ishte klient prej 10 vitesh.

“I mora në telefon për t’iu treguar, por ky person më goditi. Më tha do të thyej kockat. Ai ishte i dehur dhe mbante erë alkool. Më dëmtoi pikturën dhe telefonin dhe ky person duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e kryera gjatë ushtrimit të detyrës”, këmbëngul në polici piktori.

Policia tha se kërkoi paraqitjen në komisariat të taksistit me inicialet I.K. Ai tregon një version krejt tjetër duke fajësuar klientin që sipas tij ishte fyes, acarues dhe tekanjoz.

“Personi në fjalë ishte rreth 35 vjeç. Sapo mbërrita në vendin ku më tha në telefon agjencia, filloi të më kërkojë llogari se përse isha vonuar. U mundova ta sqaroj por ai vetëm bërtiste dhe nuk e zgjata më shumë diskutimin me të” shpjegoi i akuzuari.

Taksisti që ja vë fajin nervave të klientit dhe trafikut të rënduar shton në vazhdim,– “më kërkoi ta çoja pranë Liceut Artistik. Rrugës më kërkoi të nxitoja, të kaloja në korsi tjetër, të prisja krahun. Por unë në zbatim të rregullave të qarkullimit vijoja në korsinë time, ky person që për mendimin tim ishte agresiv hapi derën dhe zbriti nga makina pasi po bëja lëvizje të ngadaltë nga trafiku. Frenova nxitimthi dhe dola nga makina. E pyeta ç’po bën?, por ai fliste në telefon dhe ndërkohë nisi të më shajë,”-shpjegoi ai.

Taksisti këmbëngul se e paralajmëroi klientin ose të hipte në taksi, ose ti paguante paratë për rrugën që kishin bërë.

“I thashë të shkonte ku të donte, por duhet të më paguante, por ai përgjigjej,-“ nuk t’i jap”. Në këtë moment këtij personi i ra një zarf që e kishte future nën sqetull, vrapova dhe e mora dhe për gjithçka ndodhi njoftova në telefon kompaninë”-mbyll qëndrimin e tij i denoncuari.

Sipas policisë nga verifikimet e mëpasshme pranë kompanisë së taksive, rezulton se shoferi ka paguar nga xhepi 2500 lekë, të shërbimit të kësaj dite kur ngeci në trafik dhe klienti nuk e pagoi. Policia shton se nisur nga ky kallëzim vërehet se nuk ka vepër penale, por ndërkohë i kanë propozuar klientit artist se nëse ai ka pretendime për shkaktim të dëmit nga humbja e kohës, mund t’i drejtohet gjykatës civile.

“Pavarësisht këtij propozimi që i paraqitëm 35 vjeçarit , që nga ana e tij e nisi konfliktin pasi i propozoi shoferit ndryshim korsie. Ne do t’i referojmë këto materiale në prokurori dhe është prokuroria që vendos se si do të veprojë më tej”, tha një nga agjentët që pyeti palët e kreu veprime paraprake duke shënuar në fund të çështjes “për vlerësim”./ Gazeta Si

Pas

“Shqiptarë m***”/ Revoltohet Ermal Meta pas komentit të rëndë në rrjetet sociale

Para

“Çështje e interesit Kombëtar, jo problemet e brendshme të partive”/ Presidenca: Të vijojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund

Para
“Çështje e interesit Kombëtar, jo problemet e brendshme të partive”/ Presidenca: Të vijojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund

"Çështje e interesit Kombëtar, jo problemet e brendshme të partive"/ Presidenca: Të vijojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora