Një ngjarje e rëndë u shënua në Salerno të Italisë, ku një burrë 70-vjeçar ka qëlluar me çifte gruan e tij 64-vjeçare.
Të ndodhur në një vend pa ndriçim, i moshuari e ngatërroi derrin me gruan.
Për fat të mirë, plumbi e kapi gruan në shpatull dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burri u tha hetuesve se mendonte se një derr u kishte hyrë në oborrin e tyre dhe prandaj kishte qëlluar.