• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Nga ‘Pazari i Ri’ te ’21 Dhjetori’/ Turqit në kërkim të Bossit që u arratis me 2 miliardë dollarë në Tiranë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Nga ‘Pazari i Ri’ te ’21 Dhjetori’/ Turqit në kërkim të Bossit që u arratis me 2 miliardë dollarë në Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas arratisjes së bossit të kriptmonedhës turke “Thodex” Faruk Fatih Ozer, mediat e huaja kanë publikuar detaje të reja në lidhje me këtë temë.

Besohet se prej më shumë se dy javësh, i riu fshihet në Shqipëri.

Ai u arratis nga Turqia në drejtim të vendit tonë, duke u ulur në Rinas.

Sipas mediave turke, Faruk Fatih Ozer është pritur nga një çift misterioz shqiptarësh.

Së fundmi janë publikuar dhe detaje mbi vendin se ku fshihet i arratisuri.

Media turke “EnSonHaber” shkruan se fill pas ardhjes në Shqipëri, Faruk Fatih Özer u vendos në një hotel pranë Zogut të Zi në Tiranë duke prenotuar tri net, por doli prej andej natën e dytë duke u fshehur në një shtëpi pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë. Ajo ishte shtëpia e çiftit që e priti në Rinas.

“EnSonHaber” raporton duke iu referuar burimeve nga policia turke se Faruk Fatih Özer nuk ndejti shumë aty pasi u zbulua nga autoritetet duke u transferuar në një tjetër zonë, pikërisht në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Por nuk ishte e thënë për turkun e famshëm, pasi edhe ky vend ku ai fshihej u zbulua nga policia duke bërë që të transferohet së fundmi në zonën e “21 Dhjetorit” ku edhe ka humbur gjurmët, shkruan abcneës.al.

Mediat turke raportojnë se ai dyshohet se fshihet ende në Shqipëri me synimin për t’u arratisur në një prej vendeve të Ballkanit si Maqedonia, Mali i Zi, por edhe Bosnja.

Ndërkohë policia ka blinduar edhe Fierin e Vlorën pasi dyshohet se Faruk Fatih Özer mund të arratiset me skaf për në Itali.

Në momentin që “Thodex” shpalli falimentin mendohet se i ka shkaktuar investitorëve një dëm prej 2 miliard dollarësh, të cilat dyshohet se Faruk Fatih Özer i ka përvetësuar.

Ndërkohë, mediat turke raportojnë se ai ka me vete një vlerë prej 108 milion dollarësh në kriptomonedhë, të cilat mund t’i këmbejë në para përmes grupeve kriminale.

Edhe pse arratia e tij në Shqipëri është një ndër temat kryesore aktualisht në Turqi, policia shqiptare nuk ka bërë deri më tani asnjë deklaratë mbi ecurinë e kërkimeve për Faruk Fatih Özer.

Pas

Dalin EMRAT/ Ja kush janë 50 deputetët që firmosën për të nisur procedurat e shkarkimit të Metës

Para

Nesër mblidhet Komiteti Teknik/ A do të hiqet ora policore? Ja vendimi që pritet të merret

Para
Nesër mblidhet Komiteti Teknik/ A do të hiqet ora policore? Ja vendimi që pritet të merret

Nesër mblidhet Komiteti Teknik/ A do të hiqet ora policore? Ja vendimi që pritet të merret

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar