• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Zhgënjimin nga vlonjatët po ia nxjerr Lelit” Arben Malaj bën parashikimin: Ja çfarë do ndodhë mandatin e 3 të Ramës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Zhgënjimin nga vlonjatët po ia nxjerr Lelit” Arben Malaj bën parashikimin: Ja çfarë do ndodhë mandatin e 3 të Ramës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama dje në Vlorë, ku iu referua Dritan Lelit me shprehjen: “të vdekurit e Bashkisë”.

Malaj shprehet se zhgënjimin për 25 prillin ndaj vlonjatëve Rama po e nxjerr me Dritan Lelin dhe në mandatin e tretë do ta nxjerrë dhe me njerëzit.

“Kjo gjuhë denigruese ndaj vlonjatëve tregon edhe hipokrizinë e ‘gjuhës përulëse’ dhe ftesave ‘pa asnjë vijë të kuqe’ ndaj opozitës, ndoshta thjeshtë për të përfituar kohë dhe jo për të ndarë pushtet për të bërë shtet ligjorë dhe për të mos vet-penguar çeljen e negociatave me BE-në. Prandaj analistë vendas dhe të huaj i ‘tremben’ shumë keq përdorimit të mandatit të tretë thjeshtë për të nxjerrë inatet e vogla personale” – shkruan Malaj.

REAGIMI I PLOTE:

Ky reagim është një detyrim mirënjohës ndaj vlonjatëve, por edhe ndaj prindërve dhe vëllait të ndjerë të Lelit! Gjuha denigruese e Ramës ndoshta vjen së pari nga mos nënshtrimi i Lelit për të dhënë dorëheqjen si kryetar i bashkisë, por vjen sidomos nga pjesëmarrja e vogël e vlonjatëve në votime, në krahasim me çdo qark tjetër.

Në këto projekte bashkitë anashkalohen dhe nuk kanë asnjë fuqi reale për të: (1) bërë studime fisibiliteti; (2) përzgjedhur kompanitë fituese; (3) ndjekur punimet dhe (4) për ti marr ato në dorëzim.

Bashkitë kudo në Shqipëri kanë shumë pak apo aspak fuqi reale për ta përshpejtuar apo vonuar një projekt.

Çdo gjë vendoset nga lartë, sipas sistemit të përzgjedhur me kujdes për të anashkaluar bashkitë, jo vetëm aty ku opozita ka bashkitë, por kudo ku ka tendera dhe para publike.

Shikoni kompanitë zbatuese të këtyre projekteve në Vlorë dhe kuptohet lehtë pushteti absolut nga lartë në çdo fazë të investimeve publike dhe në çdo bashki të vendit.

Për gjuhën denigruese dhe përçmuese të tij ndaj Bashkisë së Vlorës, edhe populli i Lumit të Vlorës thotë se: ‘Po i bie dritares që të dëgjoj dera’.

Zhgënjimin ndaj vlonjatëve për 25 Prillin ja nxjerr Lelit, i cili ka kohë që pengohet të jetë edhe kryetari ‘de facto’ i bashkisë Vlorë, të cilat modeli rilindas i ka bërë ‘dalje’ nga çdo projekt zhvillimi.

Kjo gjuhë denigruese ndaj vlonjatëve tregon edhe hipokrizinë e ‘gjuhës përulëse’ dhe ftesave ‘pa asnjë vijë të kuqe’ ndaj opozitës, ndoshta thjeshtë për të përfituar kohë dhe jo për të ndarë pushtet për të bërë shtet ligjorë dhe për të mos vet-penguar çeljen e negociatave me BE-në .

Prandaj analistë vendas dhe të huaj i ‘tremben’ shumë keq përdorimit të mandatit të tretë thjeshtë për të nxjerrë inatet e vogla personale.

Është hera e dytë që sillet hakmarrës ndaj kryetarëve të Bashkisë së Vlorës.

Ai duhet të kuptoi se populli shqiptarë e ka të qartë se zhvillimi me rritje punësimi dhe rritje e të ardhurave, nuk vjen thjeshtë nga Investimet në infrastrukturë dhe aq me pak kur kufizohen dhe dëmtohen të drejtat njerëzore dhe liritë ekonomike e politike.
Njerëzit varfërohen apo pasurohen nga modeli qeverisës dhe impakti konkret i modelit të lidërve në jetën dhe hallet e tyre të përditshme.
Të njëjtin mesazh i dhanë Berishës në 2013 për projektet e mëdha të rrugëve, populli i Kukësit dhe Elbasanit.
Të njëjtin mesazh të drejtpërdrejtë i dha Ramës populli i Vlorës, Kukësit Dibrës, Malësisë së Madhe dhe Tropojës.
Vlora ka 12 deputetë që pavarësisht partive politike me shumë se besnikëria ndaj PS apo PD, duhet ti bashkoj detyrimi moral, përgjegjësia përfaqësuese dhe besnikëria ndaj vlonjatëve, duke reaguar kundër këtij mentaliteti dhe gjuhe denigruese dhe përçmuese ndaj bashkisë së Vlorës.
Aq i madh qenka ky zhgënjim ndaj vlonjatëve sa edhe gjatë ditës së pashkëve kryedeputeti i tyre përdor gjuhë denigruese dhe përçmuese.
Mirënjohje popullit krenar dhe fisnik të qarkut të Vlorës!

Pas

“Demokracia kërkon liri” Ambasadorja e SHBA jep mesazhin e fortë që në mëngjes

Para

PS nuk humb kohë/ Nis procedurat për shkarkimin e Metës, ja çfarë pritet

Para
PS nuk humb kohë/ Nis procedurat për shkarkimin e Metës, ja çfarë pritet

PS nuk humb kohë/ Nis procedurat për shkarkimin e Metës, ja çfarë pritet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar