Italia ka përcaktuar rregullat e vendosura ndaj pandemisë së Covid-19, që do të jenë në fuqi deri në datën 15 maj. Në njoftimin e saj, “Air Albania”, thotë se të gjithë ata që duan të fluturojnë për në shtetin fqinj duhet të kenë patjetër me vete tamponin me rezultatin negativ maksimumi 48 orë para nisjes.
Përjashtim bën koha e qëndrimit në Itali e cila është më pak se 120 orë për arsye pune, shëndeti apo emergjenca të ndryshme.