• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Kajherë jam i rrëmbyem”, Tom Doshi flet pasi u shpall më i votuari në Shkodër: Jam i jueji e jeni te mijtë!

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
PD kërkoi që të mos regjistrohej në zgjedhje, reagon ashpër Tom Doshi: Shpifje të pabaza
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse vetë nuk do të jetë në parlament, partia e tij mori 3 mandate.

Kreu i PSD-së Tom Doshi në një reagim në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë ata që e kanë votuar dhe thotë se në politikë ka qendruar vetëm për të zgjidhur problemet e tyre.

Doshi shprehet se nuk është impenjuar asnjëherë në çështje të mëdha, por përherë ka qenë mes njerëzve, e problemet e tyre janë bërë dhe problemet e tij.

Mesazhi i Doshit pasi fitoi 3 mandate në zgjedhjet e së dielës:

Të dashtun vëllezën, miq, mbështetës të Partisë tonë, po ju shkruj sot këtu për me ju falenderu. Keni pasë besim tek un dhe sot atë besim mundem me ju thanë se jua kam kthye në fitore. Un jam i realizuem në jetë, familja, miqt, bajnë që të ndihem nji njeri i realizum, pranej këtë fitore un jua kam kushtu vetëm ju që keni pa tek un nji shpresë për të ardhmen tuj.

35 mijë vota në të gjithë Shqipninë nuk janë pak. Mundena me thanë, kundër të gjitha gojëve të liga se në Shqipni ka 35 mijë vetë që kanë shpresë se PSD dhe Tom Doshi do ta çojnë zanin për ta në Parlament dhe do të mbrojnë interesat e tyne.

Nuk jam impenju asnjiherë për projekte te medhaja e te parrealizushme, kam premtu gjana të vogla, ato gjana me të cilat asht e mbushun përditë jeta jonë, dhe vetëm ato gjana jam mundue me i zgjidhë, në kohë, pa sorollatje kote e tu iu pa të gjithëve si miq e jo si votues e si numra.

Ju e dini mirë se i kam hy kësaj rruge i vetëm, pa struktura, pa militanta, pa patronazhista e sot ne kena tre deputetë në Parlament, kena nji ekip të rinjsh që punon me përkushtim.

Tom Doshi ia ka arritë qëllimit, nuk du asgja tjetër: më keni besu dhe sot fitorja asht e juja.

Falë nji pune kolosale jena ma të fortë se para 4 vjetësh.

Ju e dini mirë se nuk jam ndalë asnji ditë, kam shetitë katunde e qytete, fshatna të thellë malorë, kam takue mijera e mijera njerëz.

Mundem me ju sigurue nji gja: edhe në mos ia paça zgjidhë problemet secilit prej tyne, ta dini që hallet e tyne kanë depërtue në zemrën teme e ajo çka baj përditë në politikë asht e ndikume vetëm prej tyne.

Kajherë jam i rrëmbyem, por mbrenda vedit kam respektin ma të madh për të gjithë ata që punojnë, vuejnë, shpresojnë dhe më kanë mbështetë me votën e tyne.

Ashtu siç asht në karakterin tem – asnji prej tyne nuk do të jetë qytetarë i klasit të dytë për Tom Doshin dhe PSD.

Kjo fitore të dashtun vëllezen asht kryekreje e juja, mandej asht e Shqipnisë, pse rruga jonë asht integrimi në Europë dhe mirëqenja ekonomike.

Ju falenderoj me zemër: jam i jueji e jeni te mijtë!

Pas

53-vjeçari ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohet pronari i shtëpisë ku po punonte

Para

Befason aleati i Bashës, njeh zgjedhjet: Uroj PS për fitoren, Basha të nxjerrë mësim nga humbja

Para
Befason aleati i Bashës, njeh zgjedhjet: Uroj PS për fitoren, Basha të nxjerrë mësim nga humbja

Befason aleati i Bashës, njeh zgjedhjet: Uroj PS për fitoren, Basha të nxjerrë mësim nga humbja

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar