Ka përfunduar zyrtarisht numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës.
Të vetmit që arritën që të thyenin herësin duke rrëzuar listën e partisë, ishin Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi duke nxjerrë jashtë Ervin Bushatin dhe Fidel Yllin.
Listën e kandidatëve më të votuar të PD së në Tiranë e kryeson Lulzim Basha me 16183 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 13852 vota, Belind Këlliçi me 11581 vota. Në radhët e LSI-së, në Tiranë kryeson Përparim Spahiu me 3431 vota, Monika Kryemadhi me 2446 vota dhe Floida Kërpaçi me 1644 vota.
Më poshtë lista e më të votuarve.
PS 18 mandate
23. Fatmir Xhafaj 16741
30. Ornaldo Rakipi 15700
10. Belinda Balluku 15366
12. Etjen Xhafaj 12793
5. Arben Ahmetaj 11287
PD 15 mandate
1. Lulzim Basha 16186
6. Agron Shehaj 13852
10. Belind Këlliçi 11581
8. Grida Duma 8691
9. Shpëtim Idrizi 7440
LSI 2 mandate
5. Përparim Spahiu 3431
1. Monika Kryemadhi 2446
7. Floida Kërpaçi 1644
25. Vojo Bregu 1517
4. Klajda Gjosha 1445
PSD 1 mandat
1. Tom Doshi 2025
8. Besart Meta 713
2. Gertjan Deda 692
5. Albert Jaupi 665
16. Dritan Arapi 588