Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Keni humbur nuhatjen nga virusi? Mjekët: Ja si mund ta rikuperoni në kushte shtëpie duke përdorur 4 produkte

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Keni humbur nuhatjen nga virusi? Mjekët: Ja si mund ta rikuperoni në kushte shtëpie duke përdorur 4 produkte
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Studiuesit u bëjnë thirrje njerëzve që luftojnë për të rimarrë ndjenjën e tyre të nuhatjes pasi u sëmurën me Covid-19, që t’i nënshtrohen “trajnimit të aromës” në vend se të trajtohen me ilaçe.

Ky është një proces që përfshin nuhatjen e aromave të ndryshme gjatë një periudhe muajsh për të ndihmuar trurin për të njohur erëra të ndryshme.

Një grup ekspertësh ndërkombëtarë thonë se trajnimi për nuhatjen është i lirë dhe i thjeshtë. Dhe ndryshe nga steroidet, nuk ka efektet anësore të mundshme. Humbja e nuhatjes është një nga simptomat kryesore të koronavirusit, së bashku me ethe dhe kollë të vazhdueshme.

Në shumicën e rasteve, humbja e nuhatjes do të kthehet relativisht shpejt pasi sëmundja të ketë kaluar. Por rreth një në pesë njerëz raportojnë se ende kanë probleme tetë javë pasi u sëmurën.

Një trajtim që është përshkruar nga mjekët është një kurs ilaçesh të njohur si kortikosteroide, të cilat ulin inflamacionin në trup dhe përdoren tashmë për të trajtuar gjendje të tilla si astma.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Por, Prof Carl Philpott, nga Shkolla e Mjekësisë Norwich e Universitetit të Anglisë Lindore, i cili ishte pjesë e ekipit që shqyrtonte provat aktuale, tha se kishte shumë pak për të sugjeruar që kortikosteroidet do të ndihmonin në humbjen e nuhatjes.

“Dhe për shkak se ato kanë efekte anësore të mundshme të njohura, këshilla jonë është që ato nuk duhet të përshkruhen si trajtim për humbjen e aromës post-virale,” tha ai.

“Për fat të mirë shumica e njerëzve që përjetojnë humbje të nuhatjes si rezultat i Covid-19 do të rimarrin nuhatjen e tyre në mënyrë spontane.”

Efektet anësore të steroideve përfshijnë mbajtjen e lëngjeve, presionin e lartë të gjakut dhe problemet me ndryshimet e humorit dhe sjelljen.

Në vend të kësaj, në një letër të botuar në revistën International Forum of Alergy & Rhinology, studiuesit sugjerojnë “trajnimin e nuhatjes”.

Kjo përfshin nuhatjen e katër gjërave që kanë një erë të veçantë, lehtësisht të identifikueshme dhe të njohur – për shembull, portokall, nenexhik, hudhër ose kafe – dy herë në ditë për disa muaj.

Prof Philpott tha se studimi tregon se 90% e njerëzve e rikuperojnë plotësisht nuhatjen e tyre pas gjashtë muajsh.

Nëse nuk kthehet, ai thotë se “trajnimi për nuhatjen” ndihmon në rikualifikimin e rrugëve të nuhatjes së trurit për të njohur erëra të ndryshme.

“Ai synon të ndihmojë rikuperimin bazuar në neuroplasticitetin – aftësia e trurit për të riorganizuar veten për të kompensuar një ndryshim ose dëmtim,” tha ai./panorama

Pas

“Hollywood po vij”/ Nusret “braktis” kuzhinën!

Para

“Puthje të vogla”/ Bebe Rexha prezanton të dashurin me videon intime

Para
“Puthje të vogla”/ Bebe Rexha prezanton të dashurin me videon intime

"Puthje të vogla"/ Bebe Rexha prezanton të dashurin me videon intime

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

nga Fast News
14:46 | 15/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

nga Fast News
13:38 | 15/03/2026
0

Ekonomia e pamjes, shqiptarët ikin nga ndërhyrjet ekstreme, shkojnë drejt natyrales

Ekonomia e pamjes, shqiptarët ikin nga ndërhyrjet ekstreme, shkojnë drejt natyrales

nga Fast News
13:35 | 15/03/2026
0

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

nga Fast News
12:00 | 14/03/2026
0

Recent News

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

14:46 | 15/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

13:38 | 15/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora