Presidenti i Republikës Ilir Meta pritet të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme në orën 11.30 minuta. Lajmin e ka bërë me dije, zëdhënësi i presidentit me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’. Tedi Blushi bën të ditur se konferenca do të mbahet për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore.
POSTIMI:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, do të zhvillojë sot në ora 11:30, një konferencë të jashtëzakonshme për mediat për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore.
Thirrje të gjithë funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë për të na ndjekur live.