• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

LSI bën deklaratën e fortë/ Braimllari: Korça drejtohet nga bandat e këtij ministri

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
LSI kallëzon në SPAK Niko Peleshin dhe tre drejtorë në Korçë: Po shpërdorojnë detyrën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili sipas tij po vepron me anë të bandave.

“Duhet të merrni pjesë masivisht për ta dënuar me votë rilindjen në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë, sepse banda e Niko Peleshit nuk mund të mbajë peng qytetin e kulturës dhe të traditës shqiptare”, tha Braimllari në një deklaratë për mediat.

Prej kohësh, sekretari Braimllari ka akuzuar funksionarët lokalë në lidhje me përdorimin e burimeve si dhe fondeve pulbike për fushatë në favor të Partisë Socialiste, por nuk ka pasur asnjë reagim.

Deklarata e plotë

Të dashur qytetarë korçarë. Kemi qenë gjatë gjithë kësaj kohe në komunikim të drejtpërdrejtë, ku nga zyrat qendrore të LSI kemi bërë denoncime konkrete për Niko Peleshin, Sotiraq Filon dhe disa drejtorë të rilindjes në Korçë mbi abuzimet që ato bëjnë në emër të qytetarëve korçarë, duke përdorur rëndë administratën publike, por edhe duke shkelur ligjet e institucioneve publike në vendin tonë.

Kam bërë dje një denoncim konkret përsa i përket Ilirjan Dinellarit, i cili është Drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve publike, por njëkohësisht ka në administrim edhe një gurore, të cilën e përdor në funksionin e tij personal, duke shkelur rëndë ligjet e institucioneve publike në vend.
Kam denoncuar publikisht Petrika Kollkuçin për lidhjet e tij me krimin e organizuar, me subjekte të OFL-së, jo vetëm bashkëpunojnë, por edhe i emërojnë në administratën publike. Të rinjtë dhe të rejat korçarë nuk kanë mundësi punësimi, sepse Niko Peleshi në Korçë është i zënë me subjekte të OFL-së, vendet e punës në Korçë i ka për subjektet e OFL-së dhe jo për të rinjtë dhe të rejat korçarë.

Kam denoncuar publikisht Artur Qeramexhiu, i cili e ka kthyer instituciuonin e OSHEE-së në Korcë në një strehë të rilindjes, ku abuzimet e tij marramëndëse janë të frikshme sesi ky njeri abuzon në emër të qytetarëve korçarë.

Unë sot në fakt prisja një reagim zyrtar nga Rilindja në Korcë për t’i hedhur poshtë këto akuza, por nuk ka reagim. Pse nuk ka reagim të dashur qytetarë? Nuk ka reagim sepse janë të kapur gafil me fakte dhe prova konkrete. Janë të kapur gafil sesi këto njerëz abuzojnë në emër të qytetarëve korcarë.

Pra jeni të qartë që në Korçë drejton një bandë e vogël, e kryesuar nga Niko Peleshi dhe 99 për qind e qytetarëve zhyten çdo ditë në varfëri ekstreme.

Ndaj të dashur qytetarë korçarë, 25 prilli është një ditë e rëndësishme për të gjithë ju. Është një ditë e rëndësishme për të marrë pjesë masivisht, sespe 25 prilli na ndan njëherë e përgjithmonë nga një politikë e vjetër klienteliste e cila mendon vetëm për interesin e saj personal.

Duhet të merrni pjesë masivisht për ta dënuar me votë rilindjen në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë, sepse banda e Niko Peleshit nuk mund të mbajë peng qytetin e kulturës dhe të traditës shqiptare.

Ndaj unë ju ftoj të votoni masivisht LSI-në, të votoni masivisht numrin 6, numrin e shpresës, numrin e mundësive të punësimit, numrin e shanseve të barabarta për të rinjtë dhe të rejat korçare.
Unë ju ftoj të votoni për këtë ekip të jashtëzakonshëm, i cili do t’i kthejë shpresën Korçës, duke krijuar mundësi punësimi dhe shanse të barabarta për të rinjtë dhe të rejat korçare.
Ne do ta bëjmë Korçën shtëpinë tonë, do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë, sepse ne e duam vendin dhe duam që Korca të lulëzojë ekonomikisht.

Pas

Abuzoi me të miturën me aftësi të kufizuara mendore/ Merret vendimi për policin

Para

Ulet numri i viktimave, ja sa viktima dhe të infektuar u shënuan në 24 orë 

Para
Situata nga pandemia/ Rritet sërish numri i  viktimave, ja sa të infektuar ka për një ditë në Shqipëri

Ulet numri i viktimave, ja sa viktima dhe të infektuar u shënuan në 24 orë 

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar