• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“A paguheshit për këtë punë?” Rrëfehet patronazhisti i PS, zbulon detyrën ditën e votimit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“A paguheshit për këtë punë?” Rrëfehet patronazhisti i PS, zbulon detyrën ditën e votimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një nga temat më të diskutuara aktualisht në vendin tonë është pa dyshim ajo e patronazhistëve.

Por si funksionon dhe si arrin të mbledhë të dhënat një njeri i angazhuar pranë Partisë Socialiste dhe që mbledh informacione në terren për persona të caktuar?

Një prej tyre ishte i ftuar së fundmi në programin “Breaking”, i cili vendosi të ruante anonimitetin.

-Si u bëtë patronazhist?

Si njeri i lirë i këtij vendi, në një moment të caktuar bëra zgjedhjen time, duke patur besim tek ajo parti, vendosa që të angazhohesha. Gjithmonë me vullnet të ri dhe pa asnjë favor.

Në momentin që vendosa të angazhohesha, mu dha detyra si patronazhit. Patronazhisti kishte si detyrë të kontaktonte me personat që njeh në zonën që banon, dhe e gjitha është kontakt i drejtpërdrejtë me ta apo telefon dhe rrjetet sociale. Nuk është e vjedhur, e dhënë me dëshirën e tyre.

Është një tip sondazhi, pavarësisht se ka marrë një konotacion negativ. Edhe Partitë e tjera të kanë marrë në telefon, edhe ai ka qenë patronazhist. Je ti që vendos që të thuash kë voton. Në momentin që një person të thotë hapur votën e tij, ti bën gjestin e thjeshtë një votë e sigurt, një votë e dyshuar. Personi që nuk jep të dhëna, ti nuk shënon asgjë.

Çdo parti ka zyrat e veta në çdo zonë, në çdo njësi. Aty mblidhen organizatat partiake, ku mblidhen edhe patronazhistët. Kjo bëhet duke shkuar duke trokitur derë më derë. Askush, asnjë qytetar nuk detyrohet. Bëhet edhe përmes telefonit, nëse dikush nuk përgjigjet e shënon votë e dyshuar apo për partinë tjetër.

-Po numri i kartës së identitetit?

Në momentin që kontakton me personin, me dëshirën e tij jep informacione. Qoftë numrin e telefonit.

-Çfarë përfitonit? Kishte pagë një premtim pas zgjedhjeve?

Është bërë me vullnet të lirë, patronazhit bëhet çdo person që ka dëshirë të bëhet pjesë e një partie politike.

-Kishit një numër të caktuar?

Nuk ka një numër fiks, por merr edhe persona që njeh. Kemi dëgjuar në një lagje se kush voton kë. Nuk është një gjë e re. Një numër të caktuar nuk di të them, por funksionin me familje, ndoshta 20 ose më shumë.

Di të them punën time që kam bërë si patronazhit. Mbledhje e të dhënave të personave që kanë dashur që të japin ato. Puna ka vijuar normalisht. Është proces që ka ekzistuar më herët. Nuk ka pasur asnjë problem, ata kanë nisur punën e tyre duke komunikuar me personat që kanë nën patronazh.

-Si e vërteton PS që të dhënat që i keni dërguar janë të sakta?

Patronazhisti është një lloj sondazhi dhe në fund shihet se sa janë arritur pritshmëritë.

-Po ditën e votimit?

Patronazhisti do që partia e tij të votohet, e duke pasur parasysh sondazhet që ka bërë, kërkon që ato vota që i ka të sigurta, ti marrë sërish në telefon që tu thotë që të shkojnë të votojnë. Nuk ka pse të japësh të dhëna të rreme. Duhet që sondazhi të jetë sa më i sigurt, që të shmangen ato paparashikimet. Kam 4-5 vite që merrem me këtë punë.

 

Pas

Pse dokumentarët mbi natyrën rrëfejnë gjysmë gënjeshtra

Para

“Dasmorja më futi duart” Këngëtarja shqiptare rrëfen momentin e sikletshëm që ka përjetuar

Para
“Dasmorja më futi duart” Këngëtarja shqiptare rrëfen momentin e sikletshëm që ka përjetuar

“Dasmorja më futi duart” Këngëtarja shqiptare rrëfen momentin e sikletshëm që ka përjetuar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Fraza “klishe” gjatë një interviste pune: “Kjo është një pyetje e shkëlqyer!”

Fraza “klishe” gjatë një interviste pune: “Kjo është një pyetje e shkëlqyer!”

nga Fast News
08:00 | 24/09/2025
0

Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

nga Fast News
23:25 | 23/09/2025
0

Raporti i Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re, sinjal i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës në vend

Raporti i Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re, sinjal i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës në vend

nga Fast News
16:10 | 23/09/2025
0

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

nga Fast News
14:27 | 22/09/2025
0

Recent News

Fraza “klishe” gjatë një interviste pune: “Kjo është një pyetje e shkëlqyer!”

Fraza “klishe” gjatë një interviste pune: “Kjo është një pyetje e shkëlqyer!”

08:00 | 24/09/2025
Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

23:25 | 23/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar