• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“E ke kthyer partinë në biznes, o i pabesi holandez/ Si e sulmonte Mesila Doda, Lulzim Bashën

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“E ke kthyer partinë në biznes, o i pabesi holandez/ Si e sulmonte Mesila Doda, Lulzim Bashën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


E 12 -ta në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Tiranës, Mesila Doda synon një karrige në Kuvendin e Shqipërisë.

Në krah të Lulzim Bashës, të cilin dikur e sulmonte dhe e akuzonte, Doda shfaqet me një tjetër fytyrë politike kundrejt kreut të PD-së.

Sot, pranon të jetë aleate e Bashës dhe pjesë e Opozitës që udhëhiqet prej tij, me justifikimin se bashkë do të rrëzojnë Edi Ramën.

Por, disa vite më herët, kohë kur ishte ende pjesë e Partisë Demokratike, Doda deklaronte se Basha e kishte kthyer partinë në sindikatë.

Në vitin 2014, Doda ka pohuar se ndërsa mazhoranca po i bën opozitë vetes, Lulzim Basha organizon bisedime me sindikatat, duke nënkuptuar se po e kthen Partinë Demokratike në sindikatë.

“Kam dëgjuar shpesh të thuhet se opozita është frymë, është inspirim, është moral. Të ç’bëhet roli i një grupi të madh parlamentar, nuk sjell as frymë dhe as inspirim”, ka deklaruar Doda.

Dhe pas largimit nga PD, në vitin 2015 dhe bashkimit me PDIU-në në vitin 2016, Doda vetëm sa i ka përshkallëzuar akuzar dhe sulmet ndaj Lulzim Bashës.

Ajo paralajmëronte kreun e PD-së, se herë tjetër do t’i shkonte më thellë disa të vërtetave që dihen dhe nuk dihen.

“Ti e ke kthyer në biznes partinë që frymëzoi shumë nga ne. Nuk kam frikë nga ty o i pabesi hollandez. Kaq për sot, ndoshta herë tjetër do t’i shkoj më thellë disa të vërtetave që dihen dhe nuk dihen”, shprehej Doda gjatë një takimi me qytetarë të Tiranës në pallatin ‘Asllan Rusi’, në vitin 2017.

Edhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, e indinjuar për rezultatin në zgjedhje që e nxirrte atë jashtë parlamentit, Mesila Doda bënte përgjegjës kreun e PD Lulzim Basha.

Sipas saj, procesi zgjedhor ishte i stisur për shkak të marrëveshjes së 17 Majit, mes dy liderëve politikë.

Për Dodën, kishte vetëm një person përgjegjës për këto zgjedhje dhe rezultatin e tyre. Dhe ai ishte Lulzim Basha, që sipas saj, i ka provuar edhe në PD, pasojat e marrëveshjes me Ramën.

Por, sot, Doda, është në krah të këtij përgjegjësi, dhe kërkon vota si pjesë e listës së tij, duke harruar kështu akuzat që ka lëshuar më herët ndaj tij./ CNA.al

Pas

Manaj nuk ndalet së shënuari me Barcelonën, i jep fitoren katalanasve

Para

‘Drejtor i Partizanit, e kupton ti’, Rama tregon raportet me vëllain Olsin: Jemi dy tipe të kundërta

Para
‘Drejtor i Partizanit, e kupton ti’, Rama tregon raportet me vëllain Olsin: Jemi dy tipe të kundërta

'Drejtor i Partizanit, e kupton ti', Rama tregon raportet me vëllain Olsin: Jemi dy tipe të kundërta

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

nga Fast News
14:27 | 22/09/2025
0

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

nga Fast News
14:16 | 22/09/2025
0

Çfarë bleu Shqipëria më shumë këtë verë? Ndikimi i turizmit, nga bizhuteritë tek infrastruktura dhe mallrat ushqimore

Çfarë bleu Shqipëria më shumë këtë verë? Ndikimi i turizmit, nga bizhuteritë tek infrastruktura dhe mallrat ushqimore

nga Fast News
14:13 | 22/09/2025
0

Nën Alpe me tren, drejt fundit hapja e tunelit më të gjatë hekurudhor në botë

Nën Alpe me tren, drejt fundit hapja e tunelit më të gjatë hekurudhor në botë

nga Fast News
14:09 | 22/09/2025
0

Recent News

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

14:27 | 22/09/2025
Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

14:16 | 22/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar