Aksidenti i ndodhur në Bulqizë ka shënuar viktimën e parë. Mësohet se ka ndërruar jetë vajza 12-vjeçare e cila u godit nga një automjet bashkë nënën e saj.
Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se gruaja e aksidentuar po lufton me jetën, teksa nuk është transportuar ende në Tiranë për të marrë mjekim të specializuar.