Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka bërë mbrëmjen e sotme një deklaratë të fortë kundër Kreut të Shtetit Ilir Meta.
Në një lidhje direkte me programin “Open”, ai tha se asnjë president në botë nuk del për fushatë në mbrojtje të partisë së bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, Spahiu shtoi se asnjë president nuk mund të dalë 24 herë nën ditë, por vetëm një herë në vit ose në situata të jashtëzakonshme.
“Kam kontrolluar të gjitha dokumentet, edhe në vendin më të humbur që kryetari i shtetit të dalë në fushatë jo në mbrojtje të kushtetutës por në mbrojtje të gruas së vet. Shqipëria ka zgjedhur sistemin parlamentar, si sistemi gjerman, italian që presidenti del një herë në vit për vit të ri ose për situata të jashtëzakonshme, jo 24 herë në ditë.
Kushtetuta përcakton jo vetëm kompetencat por edhe mënyrën e veprimit, ai mund të komunikojë përmes dekreteve ose përmes mesazheve me kuvendin. Nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera”, tha Spahiu.