• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Do ndërtojmë një nga spitalet më moderne të Shqipërisë” Kryemadhi i bën ‘karshillëk’ Ramës nga Kamza

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Do ndërtojmë një nga spitalet më moderne të Shqipërisë” Kryemadhi i bën ‘karshillëk’ Ramës nga Kamza
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka qenë e pranishme sot në një takim elektoral në zonën e Kamzës në Tiranë.

Sipas saj, kjo bashki është e pesta në vend, përsa i përket popullsisë dhe shtrirjes gjeografike.

Kryemadhi shtoi se është mëkat që kjo bashki të mos ketë një spital dhe premtoi gjithashtu se pas 25 prillit, do të ndërtohet në Kamëz një nga spitalet më modernë në vend.

“Mirëmbrëma qytetarë të Kamzës.

Doja ta filloja fjalën time me një urim, për të gjithë besimtarët Myslimanë që sot fillojnë muajin e Ramazanit dhe Zoti ua pranoftë agjërimin e tyre, lutjet e tyre dhe ti afrojë ata sa më pranë me Zotin. Me këtë urim dua të uroj të gjithë qytetarët e Kamzës, kudo ku janë që edhe këto 13 ditë të mos lodhemi duke punuar çdo ditë dhe minutë për të shkuar në 25 prill në kutinë e votimit dhe për të votuar ndryshimin, pasi ajo që është e domosdoshme për të gjithë qytetarët është jo vetëm ndryshimi, por është e gjithë e ardhmja e fëmijëve tanë, fëmijëve të shqiptarëve, e ardhmja e Shqipërinë tonë.

Nga data e sotme na ndajnë edhe 13 ditë nga 25 prilli. Si sot 2 javë, numëruesit e LSI do të jenë duke numëruar votat e qytetarëve, të cilat do të jenë siç është ky flamur, kuq në kutitë e votimit, ku i japin votën LSI-së, numrit 6, ngjyrës së kuqe që është në mes të fletës së votimit.

Unë sot dua të them shumë fjalë, shumë gjëra, të cilat kanë qenë të pamundura, por ne nuk jemi ndalur asnjë ditë duke bashkëbiseduar me ju, si motra dhe vëllezër. E dimë shumë mirë, që Bashkia e Kamzës është bashkia e 5 në rang vendi për nga numri i popullisisë, shtrirja e saj, por edhe nga intensiteti i angazhimit që jo vetëm të mungesës që ka ekonomia, infrastruktura, sistemi i energjisë, por një nga problemet kryesore që ka është mungesa e spitalit, ateë që përmendi pak më përpara edhe doktor Besniku.

Ne si LSI e mbajmë fjalën, angazhimeve tona, jo vetëm që do ta çojmë deri në fund angazhimin e të gjithë grupit të deputetëve të LSI në Kamzë, pasi është detyrë qytetare dhe politike dhe mbi të gjitha është humanizëm, që një nga bashkitë më të mëdha të Shqipërisë, të ketë një nga spitalet më të mëdha, pasi është një nga pikat kryesore të lidhjes së veriut të Shqipërisë me Tiranën dhe më tej.

Pak më përpara foli miku im Faik Basha. Bashkia e Kamzës është 70-80 % e saj është me qytetarë që kanë ardhur nga zona të tjera të Shqipërisë. E pra Faiku edhe pse është qytetar i Tiranës, lindur e rritur në Zall Herr, ka qenë një nga figurat më të mira në Bashkinë e Kamzës dhe nuk pranoi të bashkëjetonte me kalbjen e sistemit, por u shkëput dhe mori përsipër këtë lloj përgjegjësie për të ndryshuar sistemin e kalbur të tranzicionit dhe për të ju dhënë atë që kanë nevojë sot më shumë se kurrë qytetarët e Kamzës.

Për të vajtur tek Ardian Hasalami, djalin kuksian i cili është djali i Paskuqanit, ekonomist. Që në themelimin e LSI i angazhuar me LSI, sot ai ka shansin mundësinë, për të vazhduar e treguar se jo vetëm që ne jemi prezentë kudo, por për të çuar përpara çdo premtim që ne do të mbajmë dhe ua japim qytetarëve për ta çuar deri në fund. Unë jam e bindur që jo vetëm Paskuqani, por e gjithë Kamza do të bëjë goditjen fatale për të gjithë qarkune e Tiranës. Nuk mund të rri pa përmendur, vëllain tim Përparim Spahiun.

Ne të dy kemi marrë një përgjegjësi shumë të madhe për qarkun e Tiranës, për Bashkinë e Kamzës, sepse angazhimi ynë për të çuar qytetarët në kutitë e votimit të votojnë LSI-në është shumë i madh, jo vetëm për të shtuar mandatet për LSI-në dhe për ta filluar nga 11 e sipër për LSI-në në të gjithë qarkun e Tiranës, por për ti dhënë edhe fitoren LSI-së në qarkun e Dibrës, aty ku ne e kemi origjinën, por edhe shumë nga ju që jeni këtu sot.”, tha Kryemadhi.

Pas

Pamjet/ Makina rrëzon shtyllën në Tiranë, disa zona mbesin pa drita. OSHEE nxjerr njoftimin me rëndësi

Para

“Mua më shqetëson shumë” Brataj ngre alarmin, ja detaji që i ka rënë në sy gjatë pandemisë

Para
“Mua më shqetëson shumë” Brataj ngre alarmin, ja detaji që i ka rënë në sy gjatë pandemisë

“Mua më shqetëson shumë” Brataj ngre alarmin, ja detaji që i ka rënë në sy gjatë pandemisë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar