• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Tregu financiar jo bankar shënoi rritje të ngadaltë vitin e kaluar

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Tregu financiar jo bankar shënoi rritje të ngadaltë vitin e kaluar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Tregu financiar jobankar u rrit me ritme të ngadalta gjatë vitit 2020. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se aktivet e këtij tregu në fund të vitit kishin vlerën e afërsisht 181 miliardë lekëve ose rreh 1.5 miliardë eurove.

Krahasuar me fundin e vitit 2019, tregu financiar jobankar është rritur me vetëm 1.6%, nga rreth 7% që ishte rritja e tregut bankar. Një vit më parë, për 2019, tregu financiar jobankar ishte rritur me ritme dyshifrore, në masën 11.3%. Ngadalësimi i rritjes vitin e kaluar tregon se efekti i krizës për këtë treg ka qenë më i prekshëm, ndryshe nga sa ndodhi me bankat. Tregu financiar jobankar përfshin institucionet financiare jobanka, kompanitë e sigurimit, fondet e pensionit, fondet e investimit dhe ndihmësit e tjerë financiarë. Peshën kryesore brenda këtij tregu e zënë fondet e investimeve, të ndjekura nga kompanitë e sigurimeve dhe nga institucionet financiare jobanka.

Kjo ndarje përcakton në një masë të madhe edhe strukturën e aseteve të tregut financiar jobankar. Peshën kryesore e përbëjnë letrat me vlerë, që në fund të vitit 2020 kishin vlerën e 66.7 miliardë lekëve ose sa rreth 37% e totalit të aktiveve të sektorit financiar jobankar. Vitin e kaluar investimet në letra me vlerë të sektorit u rritën me rreth 4.4%. Investimet në letra me vlerë janë dominuese kryesisht për fondet e investimit dhe të pensioneve, që nuk ka shumë alternativa të tjera, sidomos në monedhën vendase. Fondet e investimit vitin e kaluar mbyllën një vit në stanjacion, ndërsa kontributin kryesor besohet se e kanë dhënë fondet e pensionit që, ndonëse kanë përmasa të vogla, vijuan rritjen pozitive vjetore, me rreth 24%.

Huatë janë zëri i dytë për nga pesha në bilancin e institucioneve financiare jobanka, me 38.2 miliardë lekë ose rreth 21% e aktiveve totale. Për vitin e kaluar, huatë e dhëna nga aktorët e tregut financiar jobankar pësuan në rënie me 1.7% krahasuar me një vit më parë. Kjo është hera e parë që prej vitit 2015 që portofoli i kredisë dhënë nga institucionet financiare jobanka e mbyll vitin me rënie. Në pjesën dërrmuese, portofoli i huasë i përket institucioneve të mikrofinancës

Nëse huadhënia nga sektori bankar vijoi me ritme të kënaqshme, mikrofinanca e vuajti më shumë krizën, për shkak të problemeve të përkohshme me likuiditetin, por edhe për shkak të rënies së kërkesës.

Elementi i tretë më i rëndësishëm në strukturën e aseteve të tregut jobankar janë depozitat dhe vendosjet në banka, me një vlerë prej rreth 33 miliardë lekësh ose rreth 18% e aktiveve. Depozitat i takojnë kryesisht kompanive të sigurimit, që i mbajnë kryesisht fondet e tyre në formë likuide, për shkak të natyrës së aktivitetit të tyre, si edhe në një pjesë më të vogël fondeve të investimit dhe institucioneve të tjera financiare. Fondet e mbajtura në banka vitin e kaluar u rritën me pothuajse 14%. / E.Shehu, Monitor/

Pas

Rama thirrje emigrantëve për t’u kthyer në Shqipëri: Grant 5 mijë euro për ata që…

Para

Basha bën premtimin e fortë: “Me PD në pushtet nuk do ketë pagë nën 300 euro”

Para
Basha bën premtimin e fortë: “Me PD në pushtet nuk do ketë pagë nën 300 euro”

Basha bën premtimin e fortë: “Me PD në pushtet nuk do ketë pagë nën 300 euro”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar