“Keni ëndërruar të bëheni agjent i FBI?” Ambasada e SHBA jep njoftimin me rëndësi: Tani është mundësia juaj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime


Një thirrje e fortë vjen së fundmi nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Ky institucion u drejtohet qytetarëve që të aplikojnë në BKH për hetues.

Ambasada amerikane bën me dije se Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapir një tjetër thirrje aplikimesh për hetues dhe po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale.

“Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues.

BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI  https://bit.ly/3fXfDGY
Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë. Aplikoni tani!”, shkruan ambasada e SHBA.

 

 

 

Para
ADVERTISEMENT

Të Gjitha