ZLajme.com ka siguruar faksi-milet e plota të bisedave në Whatsapp të kontrollorëve të cilët u përfshinë në konflikt me qeverinë deri në braktisjen e punës për shkak të reduktimit të pagave.
Në këto biseda që janë bërë në një grup të përbashkët whatsapp vërehet sesi aksioni për të kërkuar të drejtat e tyre ka nisur që herë në muajin mars. Në një bisedë të datës 21 Mars 2021, dy kontrollorë “Erjoni” dhe “Mimi” flasin për ndasitë që kanë mes tyre për të ngritur zërin…
Pjesë të bisedës së datës 21 Mars 2021
Mimi: Ok. Le të ballafaqohen idetë. Secila ide të mbrohet me argumenta
Erjon: Nuk kanë asnjë ide ata, ideja e atyre është që të marrin lekët pa lodhje. Ti bien shkurt
Mimi: Epo i dëgjuam një herë k… dhe rezultati u pa
Erjon: Epo derisa janë shumicë ctë bësh. Shumicat tallash
Erjon: Janë po të njëjtët ata që shtyjnë. Gjaknxehtë dhe pa tru
Mimi: O pipe ne sup jemi. Ne do jemi në punë se neve do na i shpallin paaftësinë këta
Pjesë të bisedës së datës 23 Mars 2021
Erjon: Mos u step nga persona që kërkojnë llogari si Agushi. Po nuk shkove ti do të shkojë ndonjë toç nga ata të rintjë dhe do na prishi punë
Erjon: Duhet një person gjakftothtë dhe integritet dhe eksperiencë. Po shkoi ndonjë si puna e Rei do ta hamë të tërë
Mimi: Takimi në Presidencë është kot. Meta si kryetar i këshillit të sigurisë do me e shfrytëzu kundër Ramës. Për ne ska asnjë vlerë thjeshtë informues
Erjon: Meta është si qen me erë. E ka marrë vesh që ne duam të dalim në media dhe do me e kap si kauzë. Ky del personi që ve rregull aty ku nuk ka dhe fiton pikë. Unë them që ai do e bëjë vet mediatike
Mimi: Mirë është të përgatiten se do ketë dhe kamera
Erjon: Meta do ofrojë mbështetje mediatike vetëm që ti japim një kauzë më shumë. Mund të na interesojë nis na premton qe po e morem pushtetin të na kthejë aty ku ishim