• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

BE pritet të konfirmojë lidhjen mes AstraZeneca dhe rasteve të mpiksjeve të gja kut

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
BE pritet të konfirmojë lidhjen mes AstraZeneca dhe rasteve të mpiksjeve të gja kut
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një zyrtar i lartë i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve tha se ekziston një lidhje mes vaksinës së koronavirusit AstraZeneca dhe rasteve të rralla të mpiksjes të gjakut, por se është e paqartë se cila është lidhja dhe përfitimet e vaksinës janë më të mëdha se sa rreziqet që ajo mund të paraqesë.

Marco Cavaleri, kreu i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve për rreziqet shëndetësore dhe strategjinë e vaksinimit tha për gazetën Il Messaggero të Romës të martën se rregullatori i ilaçeve po përgatitet të bëjë një deklaratë më përfundimtare këtë javë mbi lidhjen e vaksinës së AstraZenekës me mpiksjet e gjakut.

E pyetur në lidhje me komentet e zotit Cavaleri, zyra e shtypit e Agjencisë Evropiane të Ilaçeve tha se vlerësimi i saj “nuk ka arritur ende në një përfundim dhe shqyrtimi i çështjes po vazhdon.” Agjencia tha se po planifikon mbajtjen e një konference shtypi sapo të përfundojë shqyrtimi, të mërkurën ose të enjten.

Bazuar në provat e deritanishme, zoti Cavaleri tha se ekziston një lidhje e qartë midis vaksinës së AstraZenekës dhe dhjetëra mpiksjeve të rralla të gjakut që janë raportuar në të gjithë botën pas dhjetëra miliona të vaksinimeve të realizuara deri më tani.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të konfirmohet se nuk ekziston një lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut të shoqëruara me një nivel të ulët të trombozës në pllakat e gjakut”, tha zyrtari i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve, Marco Cavaleri.

Javën e kaluar, një tjetër zyrtar, Dr. Peter Arlett, tha se Agjencia Evropiane të Ilaçeve po shihte “më shumë raste të mpiksjeje gjaku sesa priste”, veçanërisht tek gratë më të reja, dhe se ekspertët e agjencisë po vazhdonin t’i hetonin këto raste.

AstraZeneca nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Në Gjenevë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ekspertët e saj po vlerësonin gjithashtu një lidhje të mundshme midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjeve të rralla të gjakut, dhe se mund të ketë një “vlerësim të ri dhe përfundimtar” para të enjtes.

Në mars, një numër vendesh, përfshirë Gjermaninë, pezulluan vaksinimet me AstraZeneca për shkak të rasteve të mpiksjes së gjakut. Shumica e vendeve të BE-së rinisën vaksinimet më 19 mars, disa me kufizime moshe, pasi Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA) tha se përfitimet e vaksinës ishin më të mëdha se sa rreziqet që mund të paraqesë ajo. Në atë kohë, EMA rekomandoi që broshura mbi vaksinën të azhurnohej me informacione rreth mpiksjeve të rralla të gjakut.

Çdo dyshim i mëtejshëm në lidhje me vaksinën AstraZeneca do të ishte një goditje për këtë vaksinë kundër koronavirusit, e cila është kritike për fushatën e imunizimit të Evropës dhe ndërlidhet me strategjinë globale vaksinimit të banorëve të vendeve të varfëra. Vaksina e AstraZenekës është më e lirë dhe më e lehtë për t’u përdorur sesa vaksinat rivale të kompanive Pfizer dhe Moderna dhe është miratuar për përdorim në mbi 50 vende dhe organizata, përfshirë BE-në me 27 vende dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Autoritetet amerikane janë ende në proces të vlerësimit të vaksinës./voa

Pas

Greqi/ Vaksina ruse Sputnik V ‘fut në sherr’ politikanët

Para

“Rrëfimi 4 euro”/ Bearti i përgjigjet publikisht Teas: T’kam nejt në krah kur shqiptarët të kanë kërcënuar

Para
“Rrëfimi 4 euro”/ Bearti i përgjigjet publikisht Teas: T’kam nejt në krah kur shqiptarët të kanë kërcënuar

"Rrëfimi 4 euro"/ Bearti i përgjigjet publikisht Teas: T’kam nejt në krah kur shqiptarët të kanë kërcënuar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar