• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Greqi/ Vaksina ruse Sputnik V ‘fut në sherr’ politikanët

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Greqi/ Vaksina ruse Sputnik V ‘fut në sherr’ politikanët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Vaksina Sputnik ka futur ne sherr politikanët greke. Ne një seancë parlamentare për menaxhimin e pandemisë, lideri i opozitës, Aleksis Tsipras ka akuzuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis se përveç te tjerash ka dështuar edhe ne sigurimin e sasive te konsiderueshme te vaksinave, ashtu si pjesa me e madhe e shteteve te BE.

Ai gjithashtu ka sjellë si shembull Hungarinë dhe Sllovakinë qe nuk kanë pyetur për kornizën europiane përballë shëndetit te qytetarëve dhe kanë blerë doza te vaksinës ruse Sputnik dhe se te njëjtën gjë po përpiqen te bëjnë dhe vete Gjermania e Austria.

Aleksis Tsipras: Na thatë se askujt ne BE nuk i shkon ndërmend te hapë çështjen dhe te bisedojë për blerje vaksinash përveç atyre te kornizës europiane dhe ju referuat, veçanërisht vaksinës Sputnik. Me falni por çfarë është kjo përulësi qe keni? Përballë kujt? Përballë atyre qe vetë shohin nevojën dhe kuptojnë shpejt se këtu nuk bëhet më fjalë për çështje te balancave gjeopolitike?

Kyriakos Mitsiotakis: Sugjeroni te blejmë vaksina nga Rusia? E sugjeroni? Na e thoni hapur. Çfarë do te thoshte kjo? Qe vendi ynë do te shmanget nga korniza europiane. Do te mund ta bënte me kushte te veçanta, por nëse kishte ne dispozicion vaksina nga Rusia. E dini qe Rusia ka vaksina ne dispozicion? E pra mund t’iu them qe Rusia nuk ka ne këto momente sasi te mëdha te vaksinave.

Por pa kaluar shumë orë nga ky debat me një postim ne llogarinë e saj ne twitter kompania ruse i kthen përgjigjen kryeministrit grek duke shkruar:

“Sputnik V konfirmon se edhe duke pasur parasysh kërkesat nga 59 vende të tjera, mund të furnizojë Greqinë në maj me vaksina për 500.000 qytetarë. Së bashku jemi më të fortë!”.

Greqia ka vendosur te hape sezonin turistik ne 14 maj, ndaj kërkon te vaksinoje sa me shume qytetare, por furnizimi i ngadaltë në të gjithë Evropën për shkak te porosive te vonuara të AstraZeneca-s po shkakton kokëçarje per qeverinë Mitsotakis.

Pavarësisht nga një mbyllje per disa muaj te dhënat epidemiologjike vazhdojnë te jenë negative. Mbi 4300 infektime dhe 79 viktima, rekord për këtë vit, u regjistruan ne 24 orët e fundit. 751 pacientë është numri i te intubuarve dhe opozita akuzon qeverinë se nuk përforcon sistemin publik te shëndetit dhe dhjetëra te prekur me covid 19 presin me ditë për te hyrë ne dhomat e terapisë intensive, pasi spitalet punojnë përtej limiteve prej disa javësh.

Top Channel

Pas

“Lënë vend për frikë dhe nuk e pyesin askënd”/ Xhandarmëria serbe hyn sërish në Kosovë

Para

BE pritet të konfirmojë lidhjen mes AstraZeneca dhe rasteve të mpiksjeve të gja kut

Para
BE pritet të konfirmojë lidhjen mes AstraZeneca dhe rasteve të mpiksjeve të gja kut

BE pritet të konfirmojë lidhjen mes AstraZeneca dhe rasteve të mpiksjeve të gja kut

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar