Pas ekzekutimit të djeshëm në Shkodër, ku u vra me breshëri plumbash 46-vjeçari Bardhok Pllanaj, ka reaguar dhe gazetari investigativ Artan Hoxha.
Ngjarja ndodhi në dalje të qytetit verior, në lagjen Dobraç i Ri.
Viktima njihej dhe me nofkën “Kumbari” apo “I forti” dhe sipas Hoxhës Shkodra nuk ka “njisha”.
Ai gjithashtu paralajmëron se dhe pas vrasjes, e njëjta gjë do shkruhet.
“Me 1 dhjetor 2020, media shkroi, se u vra “i forti” i Shkodres. Sot ne mbremje, serish media shkroi, se u vra “kumbari” i Shkodres…
Sa here duhet ta shkruaj?! Kolege, korrigjoni titullin, historia i ka dhene te drejte, batutes:
Shkodra, nuk ka njisha…. Edhe pas vrasjes se radhes, e njejta gje do te shkruhet… Por serish, Shkodra, nuk do te kete njisha…”, thekson Artan Hoxha.