Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bizneset e huaja transferuan 541 mln euro fitime, rënie me 5% në 2020-n

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
Bizneset e huaja transferuan 541 mln euro fitime, rënie me 5% në 2020-n
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset e huaja transferuan më pak fitime jashtë vendit vitin e kaluar. Mbështetur në të dhënat e Bilancit të Pagesave, vitin e kaluar flukset dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet për vitin 2020 kishin vlerën e 541 milionë eurove, në rënie me 5.1% krahasuar me vitin 2019. Megjithatë, në tremujorin e fundit këto flukse shënuan një rritje të ndjeshme krahasuar me tre tremujorët e mëparshëm, por edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sidoqoftë, po të shohim tendencën historike, vlera e fitimeve nga investimi të nxjerra jashtë vendit ngelet në nivele të larta. Pavarësisht rënies vjetore, flukset dalëse në këtë zë kishin vlerën e dytë më të madhe në 12 vitet e fundit. Pandemia e Covid-19 solli një goditje të fortë në ekonomi dhe pasiguri të shtuar për të ardhmen. Në një situatë të tillë, ishte e pritshme që shumë biznese të pezullonin shpërndarjen e dividendëve, për të forcuar kapitalizimin e kompanive. Për kompanitë që veprojnë si bankat apo kompanitë e sigurimeve, shpërndarja e fitimeve u pezullua përkohësisht përmes vendimeve të autoriteteve rregullatore.

Vlera relativisht e lartë e fitimeve të transferuara tregon se efekti i krizës në këtë drejtim nuk ka qenë shumë drastik. Megjithatë, një faktor me ndikim në këtë tregues është edhe rritja e detyrimeve te jorezidentët në vitet e fundit, sidomos nga qeveria shqiptare. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për vitin 2020 qeveria shqiptare shpenzoi 12 miliardë lekë ose rreth 97 milionë euro për interesat e borxhit të jashtëm. Kjo shumë është afërsisht sa 18% e flukseve dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet.

Gjatë vitit 2020 flukset hyrëse, të kuptuara si të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit, u rritën lehtë në 94 milionë euro, nga 90 milionë euro që kishin qenë një vit më parë. Ky është niveli më i lartë i shënuar prej vitit 2017. Rënia e flukseve dalëse dhe rritja e lehtë e atyre hyrëse e përmirësoi disi bilancin neto të të ardhurave nga investimet në ekonominë shqiptare. Për vitin 2020 deficiti në këtë zë ishte 448 milionë euro, në rënie me 6.5% krahasuar me një vit më parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ky bilanc për Shqipërinë është historikisht negativ, sepse ne jemi një vend pritës i investimeve të huaja, sidomos në instrumente të kapitalit, por edhe të borxhit. Kjo sjell edhe dalje periodike të të ardhurave në formën e dividendëve që shoqëritë me kapital të huaj shpërndajnë te aksionerët e tyre jashtë vendit ose në formën e interesave për titujt financiarë të huamarrjes./monitor

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Operacioni që vuri në pranga Ardian Çapjan, policia kap një tjetër person (çfarë u gjet në banesë)

Para

Përse nuk është martuar asnjëherë? Spartak Ngjela “i penduar”: Ju mos bëni si unë, por…

Para
Përse nuk është martuar asnjëherë? Spartak Ngjela “i penduar”: Ju mos bëni si unë, por…

Përse nuk është martuar asnjëherë? Spartak Ngjela "i penduar": Ju mos bëni si unë, por...

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora