Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:50 në Durrës.
Mësohet se një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta.
I riu është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi konfliktin ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Më datë 29.03.2021, rreth orës 15:50, në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.