Pas largimit nga jeta të deputetit të PS Bashkim Fino ka ardhur dhe reagimi i ish-kryeministrit Fatos Nano.
Ky i fundit shprehet se mungesën e Finos nuk do mund t’ia kompensojë askush.
“Do të mbetet bashkëpunëtori më i mirë që kam patur në PS dhe në politikë”, tha Nano për newsbomb.
“Bashkim Fino do të mbetet gjithnjë në “botën” time si bashkëpunetori më i mirë që kam patur në PS dhe në politikë, si një shok i rrallë dhe si njeri i pazevendësueshëm.
Rrinte gjithnjë në të majtën time, sepse lidhjen e kishim me zemër. Askush nuk mund të ma kompensojë mungesën e tij. Shpresoj ta takoj sërish në qiell!”, shprehet ish-kryeministri Fatos Nano.