Nisi sot në sheshin “Skënderbej” procesi i vaksinimit masiv me vaksinën kineze, duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjeç.
Këta të fundit janë lajmëruar nga qendrat shëndetësore sipas rendit alfabetik.
Në hapësirën e sheshit “Skënderbej” nisen mbrëmjen e së shtunës përgatitjet për ngritjen tendave që do të shërbejnë si qendra vaksinimi. Procesin e përgatitor e ndoqi nga afër ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ministrja tha se në të gjithë territorin e vendit, qytetarëve do t’u injektohet vaksina kineze “Sinovac”.
Gjithashtu ajo shpjegoi të gjitha hapat që dhet të ndjekin qytetarët për t’u vaksinuar.