Lajme të këqija vijnë nga kombëtarja shqiptare përpara ndeshjes me Anglinë.
Një nga lojtarët më kryesorë të formacionit, Marash Kumbulla ka pësuar një dëmtim të rëndë menisku në ndeshjen me Andorrën. Për pasojë, ai nuk do të jetë prezent për ndeshjen me Anglinë.
Mësohet se lojtari do të niset nesër drejt Romës ku do të zhvillohen ekzaminime më të specializuara dhe nga ku do të shihet nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje apo jo. Mbrojtësi i skuadrës së Romës mund të cilësohet si një mungesë e madhe për ndeshjen që do të luhet në Tiranë ditën e diel.