Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton shoferët se duke filluar nga dita e shtunë do të nisë faza 4-2 e punimeve në lotin I të Unazës së Madhe. Këto punime parashikohet të zgjasin një javë.
Në këtë mënyrë, qarkullimi i mjeteve do të devijojë sërish. ARRSH njofton se “Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje”.
Njoftimi i plotë:
NESËR, MË DATË 27.03.2021, MBAS ORËS 20:00 FILLON FAZA 4-2 E PUNIMEVE NË LOTIN 1 TË UNAZËS SË MADHE.
– Kjo fazë parashikohet të zgjasë rreth 1 javë.
– Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.
– Kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem.
– Nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit.
– Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele.