“Ta hëngsha zemrën” Basha shkon për vizitë në lagjen e vjetër, ja si e presin qytetarët (VIDEO)

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime


Një ditë pas nisjes zyrtare të fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar takime me banorë të njësisë 8 në Tiranë.

Qytetarët e kanë përshëndetur liderin e opozitës, madje disa prej tyre i kanë thirrur emrin në kor.

PJESE NGA BASHKEBISEDIMI
Qytetari: Një banor: Ta hëngsha zemrën. Rama ik!

Basha: Si jeni? Si e kam lagjen e vjetër? Nga ky ndryshim do të varet e ardhmja e Shqipërisë.

Basha: Si je? Me shëndet?
Qytetari: Po ju?

Basha: Familja si ёshtё?
Qytetari: Mirё! Mirё.
Basha: Mbahu fort, këto valixhet pёr fat tё keq kanё filluar tё simbolizojnë largimin apo jo?
Qytetari: Po, çfarë do tё bёjmё.
Basha: Njerëzit vijnë i blejnë dhe largohen, apo jo?
Qytetari: Keq na vjen! Ashtu ёshtё! Shumë, shumë tё vështira!”

Qytetari: Një fjalë i thonë kryetar që, po qau fëmija nuk i jep nëna me pi. Më shumë se po qajnë kalamajtë po qajmë ne. Diçka që e kemi vetë në dorë, shpresojmë të bëhet më e mira.”

Qytetari: Na shpronësoi dy-tri herë! Përveç kësaj, megjithëse përcaktoi vizën e blertë, në asnjë moment nuk iu referua vijës së blertë, edhe vlerësimi i pronës që bëri është brenda vijës së blertë por si tokë fshati.

Para
ADVERTISEMENT

Të Gjitha