Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se ditën e diel do të nisë vaksinimi i grupmoshave +70 vjeç.
Gjithashtu mësohet se sot do të fillojë shpërndarja e vaksinave në të gjithë Shqipërinë.
“Nga dita e dielë ne do të vijojmë vaksinimin masiv të grupmoshave +70 vjeç, duke organizuar gjithmonë punën me mjekët e familjes dhe qendrat shëndetësore kudo në vend. Ndërkohë që nga sot do të fillojë shpërndarja në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.