Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi ky i fundit akuzohet për mashtrim.
Bëhet me dije se i riu që ka rënë në pranga është shtetasi A.H 27 vjeç.
Ai akuzohet se nëpërmjet mashtrimit u merrte shuma parash personave të ndryshëm, me pretendimin se do t’i punësonte në sektorin privat dhe publik.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë u bë ndalimi i shtetasit A. H., 27 vjeç, pasi ky shtetas në anë të mashtrimit, iu merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik.