Teksa mbajti një fjalim në aeroportin e Rinasit, ku mbërritën këtë pasdite dozat e para të vaksinës kineze, një nga pyetjet që gazetarët i drejtuan krut të qeverisë ishte; “Çfarë iu shtyu të rishqyrtoni qëndrimin tuaj për të sjellë në Shqipëri vaksina ruse e kineze?”
Në përgjigjen e tij, Edi Rama tha se “Dinamika e procesit, shumë e thjeshtë. E njëjta gjë shtyn Kancelaren e Gjermanisë të thotë që edhe në qoftë se BE nuk do aprovojë vaksinën ruse, ne do të marrim vaksinën risë. Diçka që para gjashtë muajsh ishte e paimagjinueshme ta dëgjonim nga goja e Anelga Merkel. Jeta është e dinamike”.
Ditën e sotme, mbërritën në Shqipëri 192 mijë doza të vaksinës kineze ‘Sinovac’.






