• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Reagim i nxituar” Policia i përgjigjet FSHF për ndeshjen Shqipëri-Angli: Janë marrë të gjitha masat

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Reagim i nxituar” Policia i përgjigjet FSHF për ndeshjen Shqipëri-Angli: Janë marrë të gjitha masat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se ndeshja Shqipëri-Angli mund të mos zhvillohej pasi Policia e Tiranës nuk garantonte sigurinë e kësaj sfide.

Dy skuadrat do të përballen më 28 mars në orën 18:00, në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Ndërkohë pak minuta më parë ka reaguar Policia e Shtetit, e cila shprehet se FSHF u nxitua, pasi lajmi nuk është i vërtetë dhe se të gjitha masat janë marrë.

REAGIMI I PLOTE:

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë e deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Anglisë.

Në datën 25 shkurt, në ambientet e Policisë së Shtetit, me përfaqësues të FSHF, zotin Lysien Nurishmi, është zhvilluar një takim para-përgatitor ndërmjet përfaqësueseve të FSHF-së dhe drejtuesve kryesorë të strukturave të Policisë së Shtetit. Aty u ra dakord për marrjen e masave për zhvillimin normal të këtij aktiviteti, sa i përket rendit dhe sigurisë, si dhe të gjitha detyrimet për eskortimet dhe garantimin e sigurisë së lojtarëve të ekipit mik.

Në datë 3 mars, Federata Shqiptare e Futbollit i është drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me shkresë, ku ka kërkuar marrjen e masave për garantimin e sigurisë së ndeshjes ndërkombëtare të futbollit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi ka bërë rigonicionin e perimetrit të jashtëm të sigurisë të stadiumit, nisur edhe nga shqetësimi i bërë publik nga vetë FSHF, se rreth stadiumit dhe në hyrjet kryesore janë të vendosura subjekte biznesi në fusha të ndryshme, konstatoi se kishte burim rreziku për mbarëvajtjen e ndeshjes. Në këtë kuadër i ka kërkuar FSHF-së bashkëpunimin për sigurinë e aktivitetit, kjo edhe përmes komunikimit shkresor.

Në vijim, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar planin e masave duke përcaktuar detyra konkrete për të gjitha strukturat e Policisë që do të jenë të angazhuara. Gjatë kohës së qëndrimit në vendin tonë të ekipit mik, do të angazhohen strukturat e DVP Tiranë dhe Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Duke shprehur keqardhje për reagimin e nxituar në media të FSHF-së, në kundërshtim të hapur me frymën e bashkëpunimit mes dy institucioneve, rikujtojmë se komunikimin FSHF si për çdo ndeshje ndërkombëtare e ka mbajtur me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe jo me DVP Tiranë.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Angli.

Pas

U tha se janë ndarë/ Dalin detajet, ja ç’ndodhi mes Teas dhe Beartit gjatë udhëtimit në Stamboll

Para

Vaksinimi masiv/ Rama: Brenda 60 ditësh do të kemi 1.2 milion doza+

Para
Vaksinimi masiv/ Rama: Brenda 60 ditësh do të kemi 1.2 milion doza+

Vaksinimi masiv/ Rama: Brenda 60 ditësh do të kemi 1.2 milion doza+

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

nga Fast News
22:31 | 12/11/2025
0

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

Recent News

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

07:00 | 13/11/2025
Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

22:31 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar