Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka zgjedhur sot qytetin e Lezhës për të hapur zyrtarisht fushatën elektorale të partisë “Lëvizja për Ndryshim” që ajo drejton.
Gjatë prezantimit të kandidatëve, Topalli ka ftuar publikisht për një debat publik drejtuesit e partive kryesore në vend, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta.
“Kjo është një lëvizje kundra tre kryetareve që kanë monopolizu jetën politike shqiptare, që të tre janë figura shumë të korruptuara dhe unë edhe sot përmes këtij takimi ju kërkoj atyre një debat publik!”, tha Topalli.
Ajo ka akuzuar opozitën për vjedhje të sloganit, duke deklaruar se është absurditet të presësh ndryshim nga Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të cilët janë të provuar në qeverisje.





