Deputeti Eljo Hysko kandidon në këto zgjedhje sërish në listat e Partisë Socialiste.
Ai renditet i 32-ti në listën e Tiranës dhe synon që të hyjë në Kuvend falë listave të hapura.
Ndërkohë që sot nis zyrtarisht dhe fushata elektorale, një figurë e njohur shqiptare ka dalë në krah të tij.
Bëhet fjalë për moderatoren Klea Huta, e cila e ka mbështetur Hyskon publikisht me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Klea thekson se e njeh Eljon që kur ishin fëmijë dhe se profesionet e tyre janë realizuar.
Ajo shprehet më tej se është në krah të mikut të saj që ëndrra e tij të realizohet, duke theksuar se Eljo përfaqëson një brez të ri me një botëkuptim të ri që beson në këtë qytet.





