• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Si e ka ndryshuar pandemia mënyrën se si e përdorim internetin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Si e ka ndryshuar pandemia mënyrën se si e përdorim internetin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nga Andrea Daniele Signorelli

“A mund ta imagjinoni se si do të ishte bllokimi pa internetin?”. Sa herë e kemi dëgjuar këtë frazë të përsëritur në muajt e parë të vitit 2020, kur sapo kishte nisur jeta jonë e re në gjysmë-izolimin e vazhdueshëm. Sigurisht, rrjetet sociale, Netflix dhe puna nga shtëpia,e kanë lehtësuar pjesërisht sikletin e jetës në karantinë, por kjo pikëpamje naive mbi internetin, u bë papritmas sërish një gjë e mirë.

Aty ku deri para disa muajsh kishte entuziazëm, sot ekziston një ndjenjë e lodhjes, mërzisë, dhe ndonjëherë diçka e përzier dhe e ndërmjetme. Vërtet po më kërkoni të marr pjesë në një takim në internet, pasi e kam kaluar gjithë ditën para kompjuterit duke bërë telefonata? Mendoni vërtet se do të vizitoj muzeun Uffizi në versionin dixhital, ndërkohë që do të preferoja t’i bija pesë herë rrotull ndërtesës dhe të admiroja muret e tij? Seriozisht, ju po më ftoni të pi një aperitiv në Skype apo në Zoom (që me kohë ka qenë një lloj bllokimi), në kohën kur po organizohem të bëj një shëtitje (herë klandestine, e herë jo; të cilën shpesh nuk e di nëse ma lejon ndryshimi i papritur i rregullores apo jo), me dy shokë duke vendosur maskat?

Pas disa muajsh të kaluar duke kënduar nëpër ballkone dhe duke lavdëruar platformat dixhitale që po na shpëtonin nga vetmia, sot ne do të ishim të gatshëm të diskutonim për politikën me të moshuarit që qëndrojnë tek lulishtet poshtë ballkoneve, në vend se të vazhdojmë ta bëjmë ende këtë në Facebook dhe Tëitter.

E megjithatë, përkundër lodhjes së madhe dixhitale ndaj së cilës jemi të gjithë viktima, një gjë është e sigurt:interneti dhe rrjetet sociale janë përfituesit më të mëdhenj në botën e bllokuar nga pandemia. Shifrat flasin vetë:pas një ngërçi të gjatë në tregjet më të rëndësishme, të gjitha platformat kryesore kanë filluar të rriten përsëri.

Sipas një sondazhi të eMarketer të raportuar nga Vox, përdoruesit e internetit “kaluan mesatarisht 82 minuta në ditë në mediat sociale gjatë vitit 2020, një rritje prej 7 minutash krahasuar me vitin 2019, shumë e madhe nga sa ishin parashikimet e mëparshme, sipas të cilave koha e kaluar në rrjetet sociale do të mbetej e njëjta”.

Në vitin 2020, në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, shqetësimet në lidhje me detoksin dixhital kanë përfunduar në harresë. Përdorimi i mediave sociale është rritur, ndërsa të gjithë jemi të mbyllur në shtëpi. Zbulim i bukur.

Më interesante është mbase të kuptojmë se çfarë po postojmë në Facebook, Instagram dhe me radhë,që prej momentit në të cilin për më shumë se një vit – me pushimet e bekuara të verës – jeta jonë është bërë aq e përsëritur, sa i ngjan atyre të personazheve të Ëestëorld (sezoni i parë ), të cilët ri-jetojnë përsëri dhe përsëri, çdo ditë, të njëjtat situata gjithmonë identike.

Nuk ka më udhëtime, nuk ka më festa, nuk ka më mbrëmje, nuk ka më ngjarje. Atëherë çfarë mbetet për të postuar në rrjetet sociale? Thjesht hapni Facebook-un për ta kuptuar: rrjetet sociale janë bërë një vend gjithnjë e më i zymtë, ku dikush reflekton mbi pandeminë dhe vonesat e vaksinave, një tjetër shfryn për pandeminë dhe vonesën e vaksinave, dikush zemërohet dhe indinjohet për vaksinat pandemike dhe të vonuara.

Një ndjenjë që vepron si një valvul e domosdoshme, por në të njëjtën kohë bëhet një vend jo aq i këndshëm për t’u vizituar. Dhe në fakt, sipas kompanisë së analizave Brandëatch, përdoruesit gjithnjë e më shumë po shprehin (në rrjetet sociale) dëshirën për ta fshirë llogarinë e tyre sociale.

Në korrik të vitit 2020, u arrit një rekord i ri mujor i dëshirës relative për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale, por gjithsesi numrat vazhduan të mbeten shumë të larta edhe në muajt në vijim. Nuk dihet se sa njerëz kanë hequr dorë nga prania e tyre në Facebook apo Instagram (në fakt rritja e përdoruesve nuk ka ndërmend të ndalet), por thjesht fakti që flitet kaq shumë mbi të hequrit dorë nga Instagrami dhe platformat e tjera sociale është domethënës.

Ky është një tregues se si ndikon tërheqja apo kërkimi i lehtësive në platforma, çka e bën edhe më të vështirë daljen prej tyre. Por është gjithashtu e mundur që përdorimi i tyre të jetë bërë edhe më ekstrem:fazat në të cilat e kalojmë të gjithë kohën në mediat sociale për të luftuar izolimin, alternohen gjithashtu me fazat në të cilat abuzimi që ne bëjmë, na ka bërë të sëmurë, ndaj po përpiqemi të mbyllim llogarinë për të kaluar më shumë kohë duke bërë aktivitete alternative në botën reale.

Për shembull, në vend që të lundrojmë pa fund në internet, ne mund ta përdorim këtë kohë për të mësuar se si të luajmë shah apo duke u marrë me diçka tjetër. Ky është një rreth vicioz, në të cilin shëndeti ynë mendor po sfidohet gjithnjë e më shumë.

Përjashtim nga gjithë ky negativitet bën aplikacioni që ka triumfuar gjatë 12 muajve të fundit: TikTok. Dhe në fakt vizitat në platformën në pronësi të kinezes Bytedance, u rritën me 600 për qind në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë.

Një numër, bie në kontrast të fortë me rritjen e dobët prej 3 për qind të postimeve në Facebook. Tëitter me 36 për qind, (Donald Trump mund të ketë lidhje me këtë gjë) dhe Instagram dolën më mirë sesa rrjeti social i themeluar nga Mark Zukerberg me 43 për qind të vizitave.

Duke kaluar përtej rrjeteve klasike sociale, ne mund të nënvizojmë se sa shumë janë rritur vitet e fundit vizitat në Netflix ku:nga 500 milion vizita javore nga e gjithë bota para-pandemike arritën kulmin me 700 milion në periudhën më të vështirë (mars-prillin e vitit të kaluar), dhe pastaj qëndruan rreth 600 milion.

Ne mund të tregojmë gjithashtu se sa në mënyrë dramatike është rritur përdorimi i Zoom:nga 20 milion vizita javore në gati 200 milion para Krishtlindjeve të vitit të shkuar (dhe si një mjet tashmë i përdorur gjerësisht Microsoft Teams ka dyfishuar përdorimin e tij).

Ne mund të tregojmë edhe se si Amazon në të gjithë botën, ka përjetuar një rritje të vizitave në sit (duke përjashtuar aplikacionin) deri në 70 për qind. Por a duhet të habitemi vërtet nga këto të dhëna?

Më interesante është të zbulosh se si në këtë periudhë, është rritur ndjeshëm përdorimi i aplikacionit që më shumë se cilido tjetër ka për qëllim të veprojë si një urë lidhëse midis botës dixhitale dhe botës fizike: Tinder.

Sipas raporteve nga “Business Insider”, aplikacioni më i njohur i takimeve ka njohur një rritje të xhiros prej 15 për qind në vitin 2020, dhe me 16 për qind të të regjistruarve me pagesë. Mesazhet e dërguara u rritën me 20 për qind, dhe aktiviteti i përgjithshëm u rrit me 30 për qind që prej marsit deri në tetorin e vitit të shkuar.

Si është e mundur kjo? Një panoramë mjaft e ngjashme shihet edhe në analizat e ndryshme të gjetura në internet – përfshirë edhe atë të Atlantikut – në një shoqëri ku vetmia është tashmë e përhapur, jo të gjithë janë në gjendje ta kapërcejnë izolimin në sajë të marrëdhënies dixhitale me miqtë e vjetër (për shembull përmes grupeve WhatsApp).

Në shumë raste të tjera, shoqëria kërkohet përmes aplikacioneve për takime, pa pasur mundësinë për të dalë së bashku fizikisht, por në vend të kësaj duke përfituar nga mundësia për të thelluar më shumë njohjen. Nëse pandemia ia ka arritur ta ndryshojë marrëdhënien tonë me internetin, ajo që ndodhi në Tinder është treguesi më i qartë. / “Wired.it” – Bota.al

Pas

Pak para zgjedhjeve/ Rama bën lëvizjen e menjëhershme, ja çfarë do ndodhë nesër në 18:00

Para

Në të njëjtën ditë/ Edhe Partia Demokratike hap fushatën zgjedhore, por ja ku do ta bëjë mitingun

Para
Në të njëjtën ditë/ Edhe Partia Demokratike hap fushatën zgjedhore, por ja ku do ta bëjë mitingun

Në të njëjtën ditë/ Edhe Partia Demokratike hap fushatën zgjedhore, por ja ku do ta bëjë mitingun

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar