Mrekullitë ekzistojnë dhe kjo është një histori që e vërteton.
Në 2004 pas cunamit indonezian të vitit 2004, një officer policie u shpall i vdekur, por tani ai është gjetur i gjallë pasi thuhet se pati probleme mendore në mes të tragjedisë dhe përfundoi në një spital psikiatrik për 16 vitet e fundit.
Abrip Asep ishte në detyrë kur tsunami nga Oqeani Indian goditi Indonezinë në 2004, tha familja e tij.
Familjarët me dhimbje besuan se ai ishte në mesin e më shumë se 230,000 njerëzve që ishin vrarë kur valët deri në 30 metra të larta përfshinë Azinë Juglindore.
Por çuditërisht, Asep është gjetur dhe ribashkuar me familjen e tij pas gati dy dekadash larg, sipas mediave lokale.
Asep u gjet në një spital psikiatrik në provincën Aceh, Indonezi, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor për shkak të traumave që ai pa gjatë cunamit.
Policia lokale konfirmoi se njeriu i gjetur në spitalin psikiatrik ishte Abrip, i raportuar si i zhdukur gjatë cunamit dhe më vonë u shpall i vdekur.