Për pak ditë KQZ pritet të vendosë për fletën e votimittë 25 Prillit, ku shqiptarët do të zgjedhin se kush do t’i qeverisë 4 vitet e ardhshme.
Versionet janë tre deri tani nga KQZ.
Institucioni i menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri ka kërkuar edhe mendimin e qytetarëve përmes postimit në Facebook.
“Për katër draftet paraprake të fletës së votimit të paraqitura në postimin e mësipërm, ju lutemi zgjidhni se cili ju duket më i thjeshtë për të votuar, duke klikuar modelin që ju pëlqen, në këto dy sondazhe të mëposhtme” u kërkon KQZ, qytetarëve.