Drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Eliona Demaliaj, ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë me rikonstruksionin e kësaj godine. Ajo tregon se materniteti që do të rindërtohet kishte dalë totalisht jashtë funksionit dhe rrezikonte jetën e nënave dhe foshnjeve.
“Pjesa në të djathtë e godinës ishte dëmtuar dhe instituti i ndërtimit e kishte nxjerrë jashtë funskionit. Kemi punuar në veshtiresi dhe me frikë pasi riskoheshin nënat dhe bebet dhe mjekët nëse do të kishte lëkundje të tjera. Me këtë ndërhyrje do të shtohet një sipërfaqe prej 3400 metër katror duke dyfishuar kapacitetin ç’ka do të mundësojë kushte shumë më të mira për nënat dhe foshnjat por edhe kushte më të mira për mjekët,”– tregon Demaliaj.