Ditën e sotme autoritetet greke kanë shtyrë afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës.
Vendimi është marrë në kuadër të masave të marra për shkak të C OVID19.
Mësohet se autoritetet e shtetit fqinj, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit, deri në datë 05.04.2021.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.