Pas tre vitesh kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Francë.
Fillimisht ai do të takohet me Clement Beaune, Ministër i Shtetit për çështjet Europiane në orën 11:50, ndërsa më pas së bashku me Presidentin Emmanuel Macron do të drekojnë në Pallatin Elysee.
Mësohet se në fokus të diskutimeve do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, proces ky që është ngadalësuar së tepërmi kohët e fundit.
Ballkani Perëndimor synon që të vendoset në rendin e ditës të këshillit ministror për punë të jashtme të BE-së të parashikuar më 19 prill. Gadishmëri për këtë shprehu edhe Zhozep Borel, përfaqësues i lartë për politikë të jashtme të BE-së.
Kujtojmë se takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018.
Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre. Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë në Maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin.