Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar sot në Trentino të Italisë, ndërkohë që akuzohet për grabitje, dhunë dhe posedim lëndësh narkotike.
Siç raportojnë mediat italiane ai i kishte kërkuar partneres së tij telefonin për t’ia kontrolluar, por duke qenë se ajo kishte refuzuar, 29-vjeçari kishte nisur ta godiste barbarisht me shkelma e grushte.
Për fat gruaja arriti të ikte para se situata të merrte pasoja tragjike dhe të strehohej në shtëpinë e një shoku, por as këtu 29-vjeçari shqiptar nuk u ndal.
Ai e ka ndjekur dhe ka qëndruar para derës së shtëpisë, duke pritur që ajo të dilte.
Duke parë situatën gruaja njoftoi më pas policinë, të cilët e dërguan gruan në spital, ndërsa shqiptarin në shtëpi.
Por pasi mbërritën aty, ata gjetën mbetje hashashi dhe marijuanë të shpërndarë kudo.